Largohet nga posti kreu i LSI Elbasan
13/02/2005 Fatmir Musai shkarkohet për punë të dobët në ngritjen e strukturave
Kryetari i Lëvizja Socialiste për Integrim, dega Elbasan, Fatmir Musai, është larguar nga posti drejtues pas vendimit të kryesisë qendrore të LSI-së. Largimi i Musait ka shënuar për LSI-në krisjen e parë. Argumenti, me të cilin Kryesia e LSI-së ka vendosur për largimin e Musait, ka ardhur si rezultat i riorganizimit të partisë për në zgjedhjet e marsit. Shqetësimi i kryesisë LSI-së për degën e Elbasanit ka ardhur dhe për shkak të punës së dobët që është bërë në këtë rreth, për zgjerimin e elektoratit të kësaj partie. Aktualisht kjo forcë politike pritet të zhvillojë zgjedhjet duke zbatuar parimin "një anëtar, një votë". Duke pritur zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, dega e Elbasanit do të drejtohet në mënyrë kolegjiale nga anëtarët e kryesisë dhe nënkryetarët. Sipas nënkryetares së kësaj dege, Luljeta Çela, "largimi i Musait ka ardhur shumë papritur, pasi ai është dhe një ndër nismëtarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Elbasan dhe gjithashtu ai ka organizuar në pak kohë këtë degë". Gjithashtu, Çela ka theksuar se "riorganizimi do t'i shërbejë LSI-së për t'u përballur me sukses me zgjedhjet e ardhshme paralmentare, të cilat do të jenë një objektiv i partisë për të shpallur kandidatura në 100 zonat elektorale të vendit. Çela ka shpjeguar për "Metropol" se "kjo krisje e lehtë e degës ka ardhur si pasojë e një konflikti të brendshëm, i cili ka lidhje me kryesimin e kësaj partie. Ish-prefekti Ilir Zjarri ka shfaqur që në krijmin e partisë synimet për kreun e partisë, ndërsa pritet që gjithçka ta vendosin zgjedhjet që do të zhvillohen në mars, ku do të shpallet edhe kreu i ri i LSI për Elbasanin".