Nano kërkon rishikimin e skemës për ndihmën e shtresave në nevojë

13/02/2005 Kryeministri bën thirrje për bashkëpunim me pushtetin vendor për financimet
Kryeministri Fatos Nano ka tërhequr vëmendjen nga Kukësi, për një bashkëpunim më të ngushtë me pushtetin vendor, në favor të investimeve dhe të zhvillimit. Ndërsa ka theksuar se prej ministrave ka kërkuar rishikimin e skemës së ndihmës për shtresat në nevojë. Nano ka vlerësuar dje se Kukësi është një nga qytetet më të rëndësishëm të Shqipërisë dhe të hapjes me rajonin.
Financimet
Kreu i Qeverisë ka kërkuar më shumë angazhim nga strukturat lokale, duke theksuar se e rëndësishme është të investohet aty ku është i aftë një komunitet të prodhojë. "Papunësia sot në Kukës është 30% dhe rreth 70% e tyre janë gra. A ka nevojë të kujtoj se çfarë ka dalë tradicionalisht nga duart e grave këtu në Kukës? Dmth., traditën e shkëlqyer të nënave për të prodhuar sixhade. Unë e kuptoj pse në Shishtavec nuk rritet rrushi, por patatja, por nuk e kuptoj dot pse nuk mbulohet me hardhi shpati i Hasit, i pasur në diell dhe ujë për shkak të liqenit. Dikur gjithë kjo trevë historikisht ka qenë model i mbarështrimit të blegtorisë. Ku janë sot blegtorët dhe tregtarët e famshëm të bagëtive?", theksoi kreu i qeverisë. Sipas tij, financimet për zhvillim të donatorëve nuk vijnë nëse ju dhe ne, kuksianë, tropojanë apo tiranas rrijnë duarkryq dhe pjekin gështenja në oxhak. "Filozofia e këtyre ndihmave është grepi, jo peshku, sepse janë instrumente pune që duhet të prodhojnë edhe punësim, edhe vlerë nga aktivizimi i pasurive vendore", tha Nano. Kryeministri ka vlerësuar se këto janë tema që vlejnë të diskutohen dhe jo debatet e kota politike. "Por, a jemi gati ne, pala shqiptare? A kanë bashkitë dhe komunat e Qarkut të Kukësit kapacitetet e duhura njerëzore dhe profesionale për të hartuar dhe zbatuar projekte? Apo do dalë sërish ndonjë që t'i kërkojë qeverisë në Tiranë t'ia pastrojë dëborën edhe nga çatia e shtëpisë së vet? Ja, këto janë tema bisede, e jo llogjet e pabuka që prodhojnë vetëm sherr", tha Nano.
Kukësi
"Kukësi është qyteti i njerëzve të fortë, i njerëzve bujarë e mikpritës, me kulturë të lashtë, që i kontribuojnë gjithë zhvillimit kombëtar, është qyteti i pelegrinazhit të madh të ’99, që strehoi qindra mijëra kosovarë përballë një emergjence dhe sfide më të rëndë sesa ato të natyrës, genocidit të Millosheviçit mbi vëllezërit tanë kosovarë, është qyteti ku edhe sot kemi prova se si ndërtohet jeta jo në izolim, por në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me vendet demokratike që na ndihmojnë të mos rrëzohemi më", tha Nano. Në takim, kreu i qeverisë ka theksuar se qeveria do të nisë një tjetër strategji për ndihmën ndaj shtresave në nevojë. Këtu, ai ka theksuar problemin e shpenzimeve për energjinë elektrike. "Kam urdhëruar disa ministra të rishohin skemën e shpërndarjes së granteve që buxheti i shtetit jep për komunat dhe bashkitë, duke synuar nxitjen e zhvillimit atje ku ka më shumë disproporcion dhe nevojë, si dhe të studiojnë për zgjidhje, vlerat e ndihmës ekonomike për familjet dhe zonat në nevojë, veçanërisht të veriut, si pjesë e strategjisë që ne po zbatojmë për reduktimin e varfërisë", tha Nano.