E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët, 50% asnjëherë te dentisti

Higjiena e dhëmbëve tek fëmijët dhe adoleshentët në vendin tonë lë për të dëshiruar, ndërsa sëmundshmëria e aparatit të gojës është në nivele tepër të larta.

Për këtë, fajin kryesor e kanë prindërit, të cilët mendojnë shumë pak për edukimin e tyre që në moshë të hershme. Sipas studimit të kryer nga Ministria e Shëndetësisë, gjysma e prindërve nuk i çojnë fëmijët e tyre tek dentisti, ndërsa pjesa tjetër i drejtohen këtij shërbimi vetëm kur të vegjlit ankohen se kanë dhimbje, apo shqetësime të tjera. "Ka një mungesë ndërgjegjësimi të qytetarëve për higjienën e gojës, ndërkohë që duhet të jenë prindërit ata që t'ia kultivojnë këtë higjienë fëmijëve të tyre", shprehen specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tyre, higjiena e gojës është shumë e rëndësishme dhe duhet të jenë prindërit ata që duhet të nxisin kulturën orale tek fëmijët e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›