PDS: Topi të garantojë vullnetin e popullit
PDS mbështet iniciativën e kryetarit të LSI-së Ilir Meta për zhvillimin e referendumit popullor për ndryshimet kushtetuese.
Sekretari Politik i PDS, Artur Duçkallari tha dje se, "PDS mbështet përpjekjet e LSI-së për të mbledhur 50 mijë firma, që do të mundësonin votimin në referendum të ndryshimeve kushtetuese". Sipas tij, "duke i dhënë mundësi popullit të shprehet për dokumentin themeltar të shtetit që votoi më 1998, do t'i rikthejmë atij të drejtën e vendimmarrjes, larg tryezave të ngushta dhe interesave të errëta të një pjese të politikës". Duçkallari i kërkon presidentit Bamir Topi që të garantojë vullnetin e popullit. "Le të jetë ky testi i parë i vërtetë i dashurisë Rama-Berisha. Ftojmë presidentin Topi të vazhdojë dhe garantojë paprekshmërinë e vullnetit të shqiptarëve, në mënyrë që dyshja Berisha-Rama të mos cenojë asnjë votë të hedhur për Kushtetutën dhe shtetin", tha Duçkallari.