E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistët, 32% alkool çdo ditë

Pensionistët shqiptarë duket se e kanë goxha qejf alkoolin. Të paktën këtë dëshmon studimi i kryer nga mjekët e shërbimit të gastro-hepatologjisë.

Sipas këtij studimi, rezulton se plot 32 për qind e pensionistëve konsumojnë alkool çdo ditë, 60 për qind e tyre janë konsumatorë të lehtë të alkoolit, ndërsa 8% e tyre pinë alkool me tepri. Pasojat, sëmundje të rënda të mëlçisë dhe të stomakut. Duke marrë në konsideratë pragun e rrezikut, shfaqja e sëmundjes së mëlçisë nga alkooli është llogaritur mesatarisht nga 20 deri në 40 për qind. Konsumuesit e rëndë dhe shumë të rëndë të alkoolit, sipas mjekëve, rriskojnë edhe më shumë, duke arritur madje deri në shfaqjen e cerozës së mëlçisë. Në gjithë vendin numërohen rreth 350 mijë persona, që konsumojnë alkool. Jo pak prej tyre, janë të varur nga alkooli në atë pikë, që nuk mund të kontrollojnë vetveten. Niveli i "pijedashësve" po rritet nga viti në vit në vendin tonë, e sipas specialistëve një nga shkaqet e kësaj situate janë kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetojnë shqiptarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›