“Fëmijët Shqiptarë”, Liri Berisha: Nis strategjia kombëtare për autizmin
Merr udhë puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare për autizmin në Shqipëri. Kryetarja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Liri Berisha, në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili, si dhe me organizatën e Autism Speaks, në Neë York, përfaqësuar nga Simon ëallace, Drejtori Shkencor për Europën, prezantuan dje grupin e punës. Ky grup, në konsultim me të gjithë institucionet do të hartojë strategjinë për të adresuar problematikën e autizmit në Shqipëri. Për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, ky është një moment mjaft i rëndësishëm sepse një Strategji Kombëtare për autizmin do të mundësoje që eksperienca e deritanishme e punës së Fondacionit do të marrë një dimension të ri. Në fjalën e saj, kryetarja e këtij fondacioni Liri Berisha shprehu falënderimet ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, e cila përkrahu këtë iniciativë dhe po e institucionalizon atë plotësisht. Gjithashtu një falënderim ishte dhe për Autisëm Speaks, për asistencën e çmuar që i ka dhënë Fondacionit. “Brenda vjeshtës, të kemi një produkt të parë të punës së grupit të ndërtuar sot, dhe brenda pranverës që vjen të fillojë puna për zbatimin e saj”, tha zj.Berisha. Më pas në tryezën e përbashkët u diskutua se autizmi është një problem i cili kërkon të adresohet në mënyrë profesionale, kërkon zgjidhje afatshkurtër dhe afatgjatë.