E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona thumbon Pelenë dhe Platininë



“Unë dua të jem kampion bote me Argjentinën, pasi kam Mesin dhe shumë kampionë të tjerë pas tij. Nëse Zoti na ndihmon, të gjitha gjërat e tjera do të vinë vetë”.Kështu është shprehur Diego Armando Maradona në prag të ndeshjes që Argjentina e tij do të zhvillojë sot me Korenë e Jugut. Skuadra e Hu Jung-Mo kundër Greqisë ka treguar se është shumë e shpejtë, por ajo që është më e rëndësishme është se lojtarët koreano-jugorë përdorin mënyra të “ashpra” për të markuar rivalët: “Mesi përbën një problem për ata që do ta markojnë, – është shprehur trajneri i Kombëtares argjentinase, – por nëse ky do të jetë Botërori i yjeve, i Mesit, i Tevez, i Kaka ose i Kristiano Ronaldos, atëherë mendoj se spektakli nuk duhet shkatërruar me gjëra të tilla. Arbitrat duhet të tregohen të ashpër dhe duhet t’i nxjerrin kartonët nga xhepi: fillimisht të verdhin, pastaj të kuqin”.
Botërori – “Cili lojtar më ka pëlqyer deri tani? Kam vënë re Podolskin, Elanon, Maikon, – thekson Maradona, – por asnjëri nuk më ka bërë përshtypje në mënyrë të veçantë. Asnjë nuk ka arritur të bëjë as 40 për qind të asaj që ka bërë Mesi kundër Nigerisë. Leo duhet vetëm të qëndrojë i qetë dhe të luajë ashtu siç di ai. Pikërisht kjo është edhe një nga arsyet që kam shumë besim se ndeshjen ndaj Koresë së Jugut do ta fitojmë ne”.
Pele dhe Platini – “Pelesë dhe Platinisë dua t’u them që në vend që të bëjnë thashetheme për mua dhe në vend që të thonë idiotësira, duhet të merren me këtë top, që influencon shumë dhe i komplikon gjërat. Le të vinë këtu dhe të luajnë vetë me këtë top dhe pastaj të na thonë nëse është i mirë apo jo, – i është kundërpërgjigjur brazilianit dhe francezit. – Pele duhet të kthehet në muze. S’kam ndërmend të merrem fare me të, mezi i them ç’kemi. Përsa i përket Platinisë, të gjithë e dimë sesi janë francezët: ai kujton se është kushedi se çfarë, por unë nuk i kam dhënë kurrë rëndësi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›