E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreditë në ATK, Qeveria fal interesat e kamatat



Qytetarët debitorë që kanë marrë një kredi nga shteti deri në vitet 1996 janë objekt i vendimit më të fundit të Qeverisë. Ata mund të bëjnë shlyerjen pranë Agjencisë së Trajtimit të Kredive, sipas kushteve të përcaktuara. “Debitorëve, që shlyejnë menjëherë të gjithë shumën e principalit të transferuar apo të mbetur, u falen në masën 100% interesat” thuhet në vendim. Ndërkohë që debitorët, që zgjedhin të shlyejnë me këste detyrimin e mbetur, përveç shumës së principalit, duhet të paguajnë edhe një pjesë të interesave, gjobave dhe kamatëvonesave, sipas përqindjeve dhe afateve të caktuara. Kështu 10% të interesave, kamatëvonesave dhe gjobave do të jetë për debitorët, të cilët, në datën e transferimit të kredisë nga bankat, e kanë pasur shumën e principalit deri në tre milionë lekë, ose 5% të interesave, kamatëvonesave dhe gjobave për debitorët, të cilët në datën e transferimit të kredisë nga bankat, e kanë pasur shumën e principalit mbi tre milionë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›