Fëmijët e diplomatëve do të shkollohen me paratë e shtetit
Shkollimi i detyrueshëm dhe shkollimi i mesëm i fëmijëve të diplomatëve shqiptarë në vendet ku ata kryejnë detyrën do të financohet nga shteti.
Qeveria ka marrë dje vendim për të përballuar pjesën më të madhe të shpenzimeve për fëmijët e personelit të përfaqësive diplomatike të vendit tonë. “Shpenzimet e shkollimit të fëmijëve të personelit të përfaqësisë diplomatike, në vendet ku shkollimi publik, i detyrueshëm dhe i mesëm është me pagesë, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, deri në përfundim të arsimit të mesëm”, thuhet në vendimin e qeverisë. Sipas këtij vendimi: “Shpenzimet e shkollimit të fëmijëve të personelit, të emëruar në përfaqësitë diplomatike, në vendet ku kushtet e ushtrimit të detyrës përballen me vështirësi të veçanta, ose ku sistemi shkollor zhvillohet në gjuhë të ndryshme nga gjuhët e huaja, që mësohen në sistemin arsimor shqiptar, përballohen pjesërisht nga buxheti i përfaqësisë, kur shkollimi i fëmijëve bëhet në shkolla ndërkombëtare private, të njohura, të licencuara apo homologuara nga autoritetet vendase”. Kërkesa e nëpunësit për mbulimin e shpenzimeve do të bëhet në Ministrinë e Jashtme dhe titullari i këtij institucioni pas miratimit të kërkesës, autorizon strukturat përkatëse për të mbuluar shpenzimin deri në 250 euro ose 250 dollarë në muaj për çdo fëmijë. “Në raste të veçanta, kur me dokumente vërtetohet se shuma e parashikuar në pikën 2 të këtij vendimi është më e vogël se 50% e shpenzimit mujor për shkollim për fëmijë, me urdhër të ministrit të Punëve të Jashtme mund të përcaktohet një vlerë më e lartë, deri në 50% të kostos së shkollimit”, thuhet më tej në vendim. Sipas ministrit Basha, efekti financiar për zbatimin e këtij vendimi, bazuar në gjendjen e personelit për vitin 2007, është rreth 35 milionë lekë.