Përdhunoi të miturën, nis gjyqi
TIRANE - Gjykata e Tiranës nisi dje shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të të riut nga Korça, Haxhi Qelhami, i akuzuar për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare.
Sipas Prokurorisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fillim të këtij viti kur i pandehuri kishte udhëtuar nga vendlindja së bashku me vajzën, të cilën e kishte sjellë në një banesë në kryeqytet, që e kishte marrë me qira. Aty nën presion psikologjik ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të për disa ditë dhe pastaj e ka lënë të lirë. Pas kësaj e mitura ka denoncuar në polici dhe më pas i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, ku ka rezultuar se ishte dhunuar seksualisht. Në bazë të ekspertizës policia ka prangosur të pandehurin, i cili ka mbajtur qëndrim mohues si gjatë hetimit të çështjes edhe gjatë gjykimit. Tashmë, në seancat e ardhshme të procesit pritet që të pyetet para gjykatës edhe e dëmtuara. Burime nga gjyqi pohojnë se edhe nëse e dëmtuara tërheq akuzën ndaj të arrestuarit, vepra penale për të cilën ai ndodhet në paraburgim nuk e përjashton atë nga përgjegjësia penale. f.m