“Rrëzimi i dekreteve,veprime të padenja në Parlament”
Për një ambasador është shumë e vështirë të flasë hapur për disa çështje të caktuara.
ANDI TELA
Madje, në shumicën e rasteve të duhet të deshifrosh mes fjalive për të kuptuar mesazhin. Por duket se ambasadori amerikan është tepër i shqetësuar pas rrëzimit të pesë dekreteve të Presidentit Topi në Kuvend. Ai hesht për një çast, dhe më pas gati duke gërmëzuar, lëshon fjalinë bombë: “Veprimet e Parlamentit mbrëmjen e së hënës, e thënë me sinqeritet, ishin të padenja për një institucion demokratik”. Dhe nuk ndalet me kaq. Votën kundër ndaj pesë dekreteve e konsideron si një rrëzim të parimeve demokratike nga ana e deputetëve. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, ambasadori Withers flet edhe për çështjen e Gërdecit, nga apeli për të penguar rikthimin e banorëve në zonën e rrezikshme e deri te lënia qetë e Prokurorisë nga ana e grupeve politike për të kryer hetime të plota. Thekson se pavarësia e institucioneve është një nga detyrimet që rrjedhin pas marrjes së ftesës për në NATO. Por nuk ngurron të lëshojë një apel, madje në formë lutjeje për përfundimin në kohë të reformës zgjedhore dhe kartave të identitetit, duke i konsideruar tepër të rëndësishme për arritjen e standardeve të kërkuara nga NATO.
Z. Ambasador, po bëhet viti që nga mbërritja juaj si ambasador i SHBA dhe u bë pak më shumë se një vit që nga vizita e Presidentit Bush. Sipas jush, çfarë do të thoshte Presidenti Bush po të shihte pas dhe të kujtonte angazhimet e marra dhe këshillat e dhëna gjatë asaj vizite?
Mendoj se vizita e Presidentit Bush ishte historike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Amerikën. Unë nuk mund të kujtoj një ngjarje tjetër që përjetoi dhe simbolizoi kaq mirë marrëdhënien e ngrohtë midis popullit amerikan dhe atij shqiptar. Personalisht e di se Presidenti vazhdon të flasë për vizitën e tij këtu dhe herë pas here kur njerëz e informojnë se do të vijnë këtu, ai u thotë: “Unë kam qenë atje; është fantastike”. Dhe ai e kujton me shumë kënaqësi. Në disa nga zyrat e Shtëpisë së Bardhë ku kam shkuar për të takuar këshilltarë të ndryshëm, ka foto të Presidentit me qytetarët e Fushë-Krujës. Pra, kujtimet e asaj vizite janë shumë të ngrohta dhe mendoj se përmbledhin dhe simbolizojnë ngrohtësinë më të gjerë që ekziston midis shqiptarëve dhe amerikanëve.
Përsa i përket temave, Presidenti mori dy angazhime kur ishte këtu: e para, se do të mbështeste një Kosovë të pavarur dhe e mbajti premtimin e tij; së dyti, ai tha se do të mbështeste ftesën e Shqipërisë për në NATO dhe ai e mbajti premtimin e tij për këtë. Presidenti e mban fjalën. Ai gjithashtu dha disa këshilla për qeverinë dhe popullin shqiptar dhe përsa i përket këtyre këshillave, ka ende mësime që mund të nxirren. Po citoj vetëm diçka nga ato çfarë ai tha: “Është shumë e rëndësishme që figurat politike në këtë vend të kuptojnë çfarë luhet këtu. Politikanët duhet të punojnë së bashku tani për të arritur standardet. Ata duhet të lënë mënjanë mosmarrëveshjet politike dhe të përqendrohen në atë që është e duhur për shqiptarët. Në qoftë se populli shqiptar dëshiron të bashkohet me NATO-n, atëherë politikanët duhet të punojnë për të arritur këto standarde”. Mendoj se kjo këshillë është ende me vend sot.
Mirë, pas premtimit të Presidentit Bush, Shqipëria e mori ftesën për t’u futur në NATO. Pra, nuk ka më çfarë të thuhet për këtë? Do të kemi një ambasador dhe do të dërgojmë trupa në misionet e Aleancës, dhe kaq?
Jam shumë i kënaqur që e bëre këtë pyetje, pasi ka shumë më tepër. Më lejo të shpjegoj. Ftesa për Shqipërinë dhe Kroacinë për t’u bashkuar me Aleancën është një hap i parë shumë i rëndësishëm. Unë e kam quajtur një hap historik; edhe Kryeministri. Por, puna e vërtetë tani fillon. Para bërjes së ftesës Shqipëria dhe vendet e tjera kanë punuar për të kompletuar reformat që do të forconin demokracinë. Tani me ftesën pritet që Shqipëria t’i zbatojë këto reforma, t’i ndjekë, t’i përmbushë kriteret me standardet më të larta. Nuk është më e mundur për Shqipërinë ose çdo vend tjetër që është ftuar në NATO që ta marrë shtruar, ta marrë për të mirëqenë se ratifikimi do të ndodhë dhe të kthehet në mënyrën e vjetër të të bërit të gjërave.
Tani Shqipëria duhet të lëvizë përpara, duhet të përparojë, duhet të sigurojë jo vetëm angazhimin në parim ndaj demokracisë, por një angazhim në praktikë, në një nivel shumë më të lartë se kurrë më parë. Kjo nuk është një pritshmëri. Kjo është diçka që kërkon hyrja në Aleancën më të rëndësishme. Është jetësore që institucionet e pavarura jo vetëm të ruhen, por edhe të forcohen. Ato nuk duhet të sulmohen politikisht. Ato duhet të jenë të lira që të kryejnë detyrat e tyre në mënyrat e përcaktuara. Pluralizmi nuk duhet të jetë një ëndërr e largët; duhet të jetë realitet, tani. Njerëzit, individët, duhet të jenë të lirë të ushtrojnë të drejtat e tyre, të shprehin opinionet e tyre, pa marrë parasysh rrethanat politike. Ky është hapi i ri që kërkon hyrja në NATO. Senati ynë dhe parlamentet e të gjitha vendeve të Aleancës do të shqyrtojnë Shqipërinë dhe Kroacinë dhe çdo vendi tjetër që është ftuar për t’u siguruar që këto janë të vërteta; që ky është realiteti. Ka më shumë mbikëqyrje tani, jo më pak. Ka më shumë pritshmëri se kurrë më parë. Ky është çmimi për anëtarësinë.
Duke marrë shkas nga fjalët tuaja për institucionet e pavarura dhe sulmet politike. Para dy ditësh Parlamenti rrëzoi dekretet e Presidentit për emërimin e pesë anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Njëri prej tyre ishte gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut për 9 vjet. Edhe ai u rrëzua në bllok. Cili është mendimi juaj për këtë votim? Dhe do të doja të dija më shumë për rolin tuaj në takimet që keni pasur me Presidentin Topi, më herët me Kryetaren e Parlamentit, Topalli dhe ndoshta ndonjë takim të fundit me Kryeministrin Berisha.
Dëshiroj të jem shumë i hapur. U shqetësova shumë nga veprimet në Parlament të hënën në mbrëmje. Për të qenë i sinqertë, e kam të pamundur të besoj se asnjë nga kandidatët e propozuar nuk u konsiderua i kualifikuar. Tek ata kombinoheshin eksperienca, arsimimi, aftësitë, përgatitja dhe trajnimi. Siç e përmendët dhe ju, njëri prej tyre ishte për nëntë vjet gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. As edhe njëri prej tyre nuk u konsiderua i kualifikuar. Kjo është shqetësuese dhe unë mund të arrij vetëm në përfundimin se deputetët përdorën detaje teknike në ligj për të anashkaluar, madje rrëzuar frymën e parimeve demokratike. Për amerikanët, ne nuk mund të tolerojmë vetëm dukjen e parimeve demokratike. Ne kërkojmë thelbin e demokracisë, në çdo rast. Veprimet e Parlamentit mbrëmjen e së hënës, e thënë me sinqeritet, ishin të padenja për një institucion demokratik. Tani është e rëndësishme që të gjitha palët, të gjithë aktorët, të gjejnë një mënyrë për të sheshuar menjëherë mosmarrëveshjet, në një mënyrë që respekton të drejtat, privilegjet dhe përgjegjësitë e të gjithëve dhe që s’kërkon të nxjerrë përfitime politike, por që gjen një rrugë të përbashkët të nevojshme për ecjen përpara me emërimin e gjykatësve. Gjykata e Lartë, thjesht, është shumë e rëndësishme për t’u kthyer në një top në lojën politike.
Po për kontaktet tuaja me Presidentin dhe figura të tjera?
Kam folur siç e përmendët me shumë nga figurat kyçe mbi këtë dhe tema të tjera. Unë thjesht doja të bëja të qartë pikëpamjen e qeverisë dhe popullit amerikan dhe të inkurajoja, deri në atë pikë të limituar që mundem, gjetjen e një zgjidhjeje që respekton të drejtat e gjithsecilit.
Kanë kaluar rreth tre muaj tashmë që nga shpërthimi i Gërdecit. Imuniteti i ish-ministrit të Mbrojtjes është hequr, Prokuroria e Përgjithshme po vazhdon hetimet, por që është përballur me sulme nga politikanët, ish-punonjës të fabrikës që kanë hyrë në grevë urie, duke pretenduar dëmshpërblim të pamjaftueshëm nga qeveria. Si do shkojë kjo puna e Gërdecit?
Mendoj se duhet të fillojmë duke marrë parasysh viktimat e tragjedisë. Në një moment të vetëm jetët e tyre ndryshuan përgjithmonë. Shumë vetë, përfshirë fëmijë të vegjël dhe të pafajshëm, humbën jetët e tyre dhe mendoj se ata duhet të jenë në qendër të vëmendjes së çdo përqasjeje dhe, shpresojmë, çdo zgjidhjeje që do të gjendet në lidhje me shpërthimin e ndodhur. Kam bërë edhe më parë thirrje që hetimi të jetë i plotë, i paanshëm dhe i pandikuar nga ndërhyrjet politike. Sot e ripërsëris këtë thirrje. Është e rëndësishme, që për të ndihmuar viktimat e Gërdecit, të gjendet e vërteta dhe të mos ketë përpjekje për të manovruar apo ndërhyrë në një hetim të lirë dhe të paanshëm. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën mund t’i shkojmë në fund asaj që ndodhi. Prokuroria e Përgjithshme po e ndjek këtë çështje. Unë kam kërkuar dhe do të vazhdoj të kërkoj që ajo të lejohet të kryejë detyrat e saj ashtu si ligjet e Shqipërisë kërkojnë që ta bëjë.
Diçka tjetër që doja të thosha për Gërdecin, diçka për të cilën kemi folur, por për të cilën jam edhe më shumë i shqetësuar tani. Shumë njerëz që kishin shtëpitë brenda zonës së shpërthimit po kthehen aty. Disa anëtarë të stafit tim, që ishin atje vetëm dje, më thanë se njerëzit po ndërtojnë shtëpi të reja shumë pranë vendit të shpërthimit. E përsëris me të gjithë forcën dhe qartësinë që mundem, se kjo është e rrezikshme për ta. Ka ende eksploziv, municione që mund të shpërthejnë në çdo moment. Rreziku i një shpërthimi tjetër është i pranishëm dhe e fundit gjë që do të donte çdokush, është që Gërdeci të shkaktojë viktima të tjera. Ka marrë shumë deri tani. Kemi folur gjatë me autoritetet shqiptare në nivelet më të larta; e kemi bërë të qartë se duhet mbështetja e tyre e plotë për t’u kërkuar njerëzve të mos kthehen. Ne shpresojmë që pas kthimit të këtyre njerëzve nuk qëndrojnë konsiderime politike. Ka nevojë për një zë të fortë nga qeveria shqiptare që të thotë: “Ju lutemi shumë, është e rrezikshme kthimi në një rreze prej 800 m”. Është e pasigurt për shkak të rrezikut të shpërthimeve; është e pasigurt për shkak të rreziqeve mjedisore; është e pasigurt për ndërtimin e banesave në këtë zonë, derisa një pastrim i plotë të jetë kryer. Dhe kjo mund të marrë shumë kohë.
Desha të përfitoj meqenëse jemi tek çështja e Gërdecit, ka pasur raportime në media se ka pasur transportime fishekësh nga Shqipëria në Afganistan, ku është përfshirë dhe kompania amerikane AEY. A mund të na jepni një informacion se si po ecin këto hetime në SHBA? Çfarë është gjetur deri tani? A ka bashkëpunim mes Prokurorisë amerikane dhe asaj shqiptare për këtë çështje?
Më lejoni të them që në fillim, që në bazë të ligjeve tona unë nuk mund të komentoj mbi substancën e një hetimi që është në vazhdim. Ajo që mund t’ju them është që duke u kryer një hetim shumë serioz, duke parë të gjitha aspektet e kësaj çështje, përfshirë dhe rolin e kompanisë që ju cituat, AEY; Që të gjitha pistat e provave po shikohen; Që ka bashkëpunim mes autoriteteve tona dhe atyre shqiptare për t’i shkuar deri në fund të kësaj çështje gjithashtu. Për momentin nuk mund të them më tepër se kaq. Por, të jeni të sigurt që, ndërsa ne këshillojmë qeverinë shqiptare që të kryejë një hetim mbi prova dhe vetëm mbi to dhe që të procedojnë këdo dhe kudo ku këto prova çojnë, ne po bëjmë të njëjtën gjë.
Duket sikur është një intervistë përvjetorësh. Pas ekzaktësisht një viti do të ketë zgjedhje të përgjithshme në Shqipëri. A mendoni ju se po bëhet gjithçka për reformën zgjedhore dhe kartat e identitetit?
Unë sigurisht shpresoj që po. Zgjedhjet për qytetarët në vendin tim nuk janë diçka e rastësishme. Zgjedhjet janë veprimi themelor i demokracisë. Dhe që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, që të administrohen mirë, të organizohen, dhe që të jenë të lira nga çdo problem dhe nga çdo ndikim, është një standard themelor për amerikanët. Sigurisht që [demokracia] përbëhet nga shumë më tepër, është sistemi gjyqësor, sistemi zgjedhor etj. Por ne fillojmë me themelin e një demokracie që janë zgjedhjet. Dhe është jetësore për Shqipërinë që zgjedhjet e ardhshme të mos kenë të metat që kanë pasur zgjedhjet e shkuara. Do të jetë një provë për Shqipërinë në vështrimin e popullit amerikan dhe popujve të tjerë në mbarë botën. Unë e mbështes fuqishëm thirrjen e bërë nga Kryeministri Berisha, i cili kërkoi që përgatitja e Kodit të ri Elektoral të bëhet pa vonesë, menjëherë dhe në mënyrë të përshpejtuar. Ne e mbështesim plotësisht këtë gjë. Eshtë shumë e rëndësishme që proceset e regjistrit të gjendjes civile dhe të kartave të identitetit të përfundohen, të jenë gati kur të bëhet votimi i ardhshëm verën që vjen. I bëjmë thirrje të gjithë palëve të përfshira që të ndërgjegjësohen, që koha kalon. Ju lutem, mos u vononi në këtë. Ju lutem, lëvizni përpara, me qëllim që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen të qeta dhe të drejta.
Të themi që Presidenti tjetër amerikan do të vizitojë Shqipërinë. Çfarë do të donit të shihnit të realizuar në Shqipëri ndërkohë?
Një ndër ëndrrat e mia më të dashura është të arrij të realizoj vizitën e Presidentit të ardhshëm amerikan. Dihet që ne kemi zgjedhjet dhe kushdo që do të zgjidhet do t’i duhet të marrë kohë për t’u organizuar dhe kujdesur për përgjegjësitë e tij të shumta. Por, megjithatë, në një moment të caktuar, Presidenti do të udhëtojë dhe një ndër përparësitë e të gjithëve ne në këtë ambasadë, do të jetë që të inkurajojmë Presidentin e ardhshëm që të vijë këtu. Nëse Presidenti vjen këtu, jam i bindur që do të shohë në popullin shqiptar një mik të vërtetë të Amerikës. Një popull që na ka qëndruar përkrah kurdoherë dhe me të cilin ne shpresojmë të vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah dhe ta mbështesim plotësisht.
Çfarë do të doja të shihja? Unë besoj shumë te shqiptarët, Shqipëria dhe tek e ardhmja e këtij vendi. Do të doja të shihja të gjithë energjinë, dinamizmin dhe talentin që kam gjetur në këtë tokë që të mblidhet në një forcë të bashkuar, që përballet me problemet që akoma ekzistojnë këtu. Që mposht korrupsionin, që zgjidh problemin e trafikut të qenieve njerëzore, që arrin një barazi më të madhe gjinore, që sulmon varfërinë dhe kujdeset për një jetë më të mirë për të varfrit në këtë vend. Dua që mësimet e nxjerra nga Shqipëria të ndahen me të tjerët gjithashtu. Mësimet e tolerancës fetare që shfaqet në mbarë këtë vend, historia prekëse e shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit, mikpritja e këtij populli ndaj miqve të huaj. Të gjitha këto janë gjëra që Shqipëria duhet t’ia mësojë botës dhe që është e rëndësishme që bota t’i dijë. Kështu që kur Presidenti i ardhshëm të vijë këtu, gjë e cila shpresoj të mos jetë shumë larg, megjithëse nuk mund ta parashikoj, pasi nuk e dimë akoma se cili do të jetë Presidenti i ardhshëm, shpresoj të gjejë një Shqipëri për të cilën qytetarët kanë punuar shumë që ta arrijnë. Të gjejë shqiptarë që jetojnë një jetë të mirë, të sigurt, të lirë, të hapur dhe demokratike që ata meritojnë. Kjo është ajo që do të dëshiroja.
HETIMET PER GERDECIN
Kam bërë edhe më parë thirrje që hetimi të jetë i plotë, i paanshëm dhe i pandikuar nga ndërhyrjet politike. Sot e ripërsëris këtë thirrje. Është e rëndësishme, që për të ndihmuar viktimat e Gërdecit, të gjendet e vërteta dhe të mos ketë përpjekje për të manovruar apo ndërhyrë në një hetim të lirë dhe të paanshëm. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën mund t’i shkojmë në fund asaj që ndodhi.
RREZIMI I DEKRETEVE
Për të qenë i sinqertë, e kam të pamundur të besoj se asnjë nga kandidatët e propozuar nuk u konsiderua i kualifikuar. Tek ata kombinoheshin eksperienca, arsimimi, aftësitë, përgatitja dhe trajnimi. Siç e përmendët dhe ju, njëri prej tyre ishte për nëntë vjet gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. As edhe njëri prej tyre nuk u konsiderua i kualifikuar.
KESHILLAT E BUSH
Bush tha: “Politikanët duhet të punojnë së bashku tani për të arritur standardet. Ata duhet të lënë mënjanë mosmarrëveshjet politike dhe të përqendrohen në atë që është e duhur për shqiptarët. Në qoftë se populli shqiptar dëshiron të bashkohet me NATO-n, atëherë politikanët duhet të punojnë për të arritur këto standarde”. Mendoj
se kjo këshillë është
ende me vend sot.
FTESA PER NATO
Para bërjes së ftesës Shqipëria dhe vendet e tjera kanë punuar për të kompletuar reformat. Tani me ftesën pritet që Shqipëria t’i ndjekë, t’i përmbushë kriteret me standardet më të larta. Nuk është më e mundur për Shqipërinë ose çdo vend tjetër që është ftuar në NATO që ta marrë shtruar, ta marrë për të mirëqenë se ratifikimi do të ndodhë dhe të kthehet në mënyrën e vjetër të të bërit të gjërave.
ZGJEDHJET E 2009
Eshtë shumë e rëndësishme që proceset e regjistrit të gjendjes civile dhe të kartave të identitetit të përfundohen, të jenë gati kur të bëhet votimi i ardhshëm verën që vjen. I bëjmë thirrje të gjithë palëve të përfshira që të ndërgjegjësohen, që koha kalon. Ju lutem, mos u vononi në këtë. Ju lutem, lëvizni përpara, me qëllim që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen të qeta dhe të drejta.
SHQIPERIA NESER
Dua që mësimet e nxjerra nga Shqipëria të ndahen me të tjerët gjithashtu. Mësimet e tolerancës fetare që shfaqet në mbarë këtë vend, historia prekëse e shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit, mikpritja e këtij populli ndaj miqve të huaj. Të gjitha këto janë gjëra që Shqipëria duhet t’ia mësojë botës dhe që është e rëndësishme që bota t’i dijë.