"Fëmijët e gjakmarrjes të kthehen në qendrën e Poliçanit"
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror, Mihal Naço, u ka bërë thirrje të gjitha familjeve me probleme gjakmarrjeje, të rikthejnë fëmijët e tyre në Qendrën e vetme Kombëtare të Fëmijëve, që vijnë nga familje të goditura prej këtij fenomeni. Sipas drejtorit të SHSSH-së, Qendra Kombëtare për fëmijët që vijnë nga familje me gjakmarrje është funksionale, ndërsa garanton se ky institucion po punon për normalizimin e gjendjes.
Mbi 20 fëmijë që strehoheshin që prej vitit 2006 në këtë qendër e kanë braktisur atë vetëm pak ditë më parë. Kjo, pas publikimit të kushteve skandaloze, ku ata ishin të detyruar të qëndronin, si dhe mungesës së fondeve që t‘u garantonte atyre ushqimin e përditshëm dhe kushte normale jetese. Ministria e Punës reagoi menjëherë, duke e konsideruar këtë një rast abuziv për interesa personale të drejtueses së shoqatës, që i kishte mbledhur këta fëmijë nga familje në gjakmarrje në këtë qendër. Ndërkaq, në Bashkinë e Poliçanit ka një çështje të hapur gjyqësore mes Liljana Luanit, drejtuese e shoqatës "Për edukim arsimor e social të fëmijëve të ngujuar e në nevojë", dhe kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, ku palët akuzojnë njëra-tjetrën për abuzime me fondet e dhëna nga ministria për këtë qendër. Nga ana tjetër, drejtori i SHSSH-së, Mihal Naço, shpjegon se vendimi i qeverisë për marrjen në administrim të qendrës nga ky institucion u bë në tetor të 2008-ës dhe përderisa vendimi i qeverisë nuk shoqërohej me buxhetin përkatës, gjatë muajit dhjetor për përballimin e nevojave për ushqim të fëmijëve janë akorduar nga buxheti i SHSSH-së 200 mijë lekë të reja. Ai shton se në fillim të janarit nga buxheti i shtetit janë akorduar për qendrën fondi prej 3.3 milionë lekësh për përballimin e nevojave për ushqim dhe veshmbathje të fëmijëve në këtë qendër dhe ajo është pajisur me bazë materiale, të domosdoshme për mirëfunksionimin e saj si, 20 krevate, shtretër, komodina për fëmijë, si dhe kompjuterë, telefona dhe faks për personelin. Ky institucion ka marrë tashmë statusin e Qendrës Kombëtare dhe është miratuar struktura e re e saj. Por, ndërsa organika e plotë e saj do të ketë një staf prej 20 specialistësh, punonjësish social, psikologë, edukatorë dhe kujdestarë, aty nuk ka mbetur më asnjë fëmijë që të mbrohet nga fenomeni i gjakmarrjes.