Kryebashkiaku Rama i bashkohet projektit "Mendo jeshil"
Me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, skuadra SIFE e Universitetit të Tiranës ka prezantuar në pavijonin publik të ekspozuar në sheshin "Skënderbej", projektin konkurrues në kompeticionin ndërkombëtar të vitit 2009, të titulluar "Think Green" (Mendo jeshil). Ky projekt ka si synim sensibilizimin e grupmoshave të reja në fushën mjedisore të riciklimit, si dhe synon të nxisë gjithashtu aftësitë sipërmarrëse të tyre. Po ashtu, projekti do të tentojë të krijojë mundësi ekonomike nëpërmjet riciklimit, por ndërkohë do të edukojë brezin e ri rreth ambientit mjedisor.
"Think Green" është një projekt që do të zhvillohet në disa nga shkollat e mesme të kryeqytetit dhe përkon me periudhën përgatitore të fushatës së madhe mjedisore, që Bashkia e Tiranës do të lançojë javën e ardhshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ka asistuar në prezantimin e këtij projekti, ku ka theksuar se: "Ky është një projekt në dukje i vogël, por që në thelb është një projekt i madh. Është një projekt i madh, sepse synon të ndryshojë cilësisht këndvështrimin e njerëzve mbi realitetin, synon të ndryshojë cilësisht raportin e njerëzve me realitetin dhe synon të ndryshojë cilësisht, rolin e çdo individi për ruajtjen e mjedisit dhe për shlyerjen e atij borxhi, që secili prej atyre që jetojnë, u ka atyre që do të vijnë të jetojnë më pas". Sipas kryebashkiakut Rama, institucioni që ai drejton është shumë i interesuar për ta mbështetur dhe zhvilluar këtë projekt, në mënyrë që kjo dritë shprese të përhapet kudo, duke filluar nga shkollat që janë përcaktuar si pikat e nisjes e duke shkuar në çdo komunitet. "S‘ka dyshim, tha Rama, se beteja e sotme e njerëzimit për të mbrojtur të ardhmen e vet, është një betejë që duhet udhëhequr nga ata që e ndiejnë barrën e borxhit që u kanë atyre që vijnë pas dhe mbi të gjitha, është një betejë në të cilën do të përfshihen në radhë të parë me të rinjtë, madje fëmijët e vegjël, për të bërë të mundur përmes tyre, përcjelljen e këtij shqetësimi dhe njëkohësisht edhe të elementeve të kësaj kulture te më të rriturit.