Femijet e pare te 2011

Neomi është 3 kilogramë dhe 500 gramë. Në maternitetin “Mbretëresha Xheraldinë” ajo është fëmija e parë që erdhi në jetë 10 minuta pasi viti 2011 kishte trokitur.
Pavarësisht se erdhi në jetë falë një operacioni cezarian dhe jo një lindjeje natyrale, Neomi gëzon shëndet të plotë, sikurse edhe e ëma që la sallën e operacionit pak minuta pas saj.
Familjarët e Neomit të vogël merrnin mesazhe urimi, si për Vitin e Ri, ashtu edhe për vogëlushen.
Pesë minuta pasi u dëgjua e qara e parë e Neomit, një vajzë tjetër erdhi në jetë në këtë maternitet, ndërkohë që në maternitetin e ri, dy fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë janë dy djem.
I pari ka lindur në minutën e dytë të 2011 dhe i dyti në minutën e pestë të vitit të ri.