Fëmijët e sapolindur nuk shpërblehen
Shqiptarët duhet të lindin aq fëmijë për sa shpërblime parashikon buxheti i shtetit. Që nga dhjetori i vitit të kaluar, buxheti i shtetit ka shpërndarë nga një fond modest për disa njësi vendore, në mënyrë që të shpërblejnë nënat për lindjet e reja. Por gjithmonë shpërblehen më pak. Gjatë vitit të kaluar hyri në fuqi ligji 9929, që parashikon shpërblimin e nënës me 5 000 lekë nëse regjistrimi bëhej brenda 60 ditëve, për lindjet brenda vendit dhe 90 ditëve për lindjet jashtë vendit. Gjithashtu, nga ky ligj përfitonin edhe ata prindër që regjistronin fëmijët e padeklaruar. Gjatë vitit të kaluar, qeveria shqiptare shpenzoi shumë për të sensibilizuar shqiptarët për lindje të reja dhe regjistrimin e fëmijëve. Dy spote të ndryshme që mbajnë siglën e Ministrisë së Brendshme shqiptare të transmetuara gjatë vitit të kaluar u bënin thirrje qytetarëve shqiptarë që të regjistrojnë jo vetëm fëmijët e porsalindur, por edhe ata që nuk janë regjistruar dhe që mund të jenë në moshë të madhe. Në këto spote thuhej se do të merrnin shpërblimin prej 5 000 lekësh. Por shpenzimet për zbatimin e këtij ligji, që hyri në fuqi në korrik të vitit 2008, duket se u mbyllën vetëm me spotet. Në buxhetin e shtetit nuk ishte parashikuar fondi për shpërblimin e këtyre prindërve.
"Fiks Fare" shkoi për të pyetur nëpër bashki dhe komuna të ndryshme të vendit. Asnjë njësi vendore nuk e ka dhënë këtë shpërblim për vitin 2009, ndërsa në vitin 2008 e kanë dhënë për një pjesë. Zëdhënësja e Bashkisë së Vlorës, Elona Hodaj, deklaron se kjo bashki, gjatë vitit të kaluar e ka zbatuar këtë ligj vetëm për 200 raste, ndërkohë që ka pasur 750 aplikime. Në këtë bashki nuk ka ardhur fondi për vitin 2009. E njëjtë është situata edhe në Bashkinë e Fierit. Drejtoresha e përgjithshme ekonomike në këtë bashki, Antoneta Dhima, deklaroi se "për vitin 2008 janë bërë 100 pagesa. Ndërsa për 2009-ën janë 160 raste, por për këto nuk ka filluar pagesa, për arsye se nuk është akorduar fondi. Nga viti i kaluar kanë mbetur 4-5 raste pa u paguar". Ndërsa në Lushnjë fondi i lëshuar nga Ministria e Brendshme ishte 300 000 lekë dhe kanë përfituar vetëm 60 fëmijë, ndërkohë janë 244 persona që nga dhjetori i vitit 2008 e deri më sot që kanë aplikuar pranë bashkisë dhe presin shpërblimin prej 5000 lekësh. Në Shkodër nuk është dhënë asnjëherë ky shpërblim. Nënkryetari i kësaj bashkie, Ridvan Trashani, pohon se "nuk na është transferuar fondi. Kur të transferohet do t‘i marrin të gjithë dhe do të lajmërojmë përfituesit. Janë 700 aplikime për vitin 2008 dhe 2009".
Ndërsa, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjel Dako, tregon se fondi u është vënë në dispozicion në dt. 30.12.2008 dhe është 1.5 milionë lekë për 300 lindje të reja. Ndërkohë që për vitin 2009 nuk është lëshuar asnjë fond i ri. Në Komunën Zall-Herr janë shpërblyer vetëm 30 familje, ndërkohë që nevoja ka qenë për 110 familje. Pika 6 e nenit 34/1 të ligjit 9929 parashikon që fondi për shpërblim të përballohet nga buxheti i Shtetit dhe tërhiqet pranë njësive të qeverisjes vendore. Madje, ligji parashikon edhe masë ndëshkimore me gjobë prej 50 000 lekësh në raste moszbatimi.
Shkuam në Ministrinë e Financave për të pyetur se cila ishte arsyeja e mosdhënies së një fondi të mjaftueshëm. Atje na thanë se fondi është dhënë për 2008-ën me vonesë, pasi ligji hyri në fuqi në mes të vitit dhe projektbuxheti ishte miratuar në fillim të vitit. Ndërkohë, buxheti që u është dhënë bashkive në 2008-ën nuk ka qenë i plotë, ka bashki që nuk e kanë marrë fare këtë fond. Pa llogaritur që ky fond nuk është lëshuar as për vitin 2009.