Shqipëria vend me risk të lartë tërmetesh
Shqipëria është vend me aktivitet të lartë sizmologjik dhe rreziku është gjithmonë i pranishëm. Ndonëse tërmetet nuk parashikohen, sizmologët bëjnë thirrje të merren masa për të parandaluar dëmet. Lëkundjet sizmologjike në vendin tonë janë shtuar dhe vetëm për periudhën janar-prill 2009 janë regjistruar 50 tërmete të madhësisë 2 deri 4 gradë, sipas shkallës Rihter.
"Territori ynë është prekur nga tërmete të fuqishëm dhe dukuritë natyrore do të ndodhin edhe në të ardhmen. Për vendin tonë, tërmetet janë maksimumi me një fuqi prej 9 ballësh", u shpreh Llambro Duni, i Departamentit të Sizmologjisë dhe Inxhinierisë Sizmike.
Lëkundjet e pak ditëve më parë, në Akuila të Italisë, janë regjistruar nga instrumentet tanë matës. Këto lëkundje kanë ndikuar në koren e tokës edhe në territorin tonë, por pasojat e tyre po studiohen nga sizmologët.
Proceset gjeologjike janë të tilla që përfshijnë volume të mëdha të kores së tokës dhe shkojnë edhe më tej në raste të veçanta.
"Duhen gjykuar në mënyrë shkencore të gjitha të dhënat për të kuptuar se deri në çmasë lëkundjet në Itali kanë ndikuar në territorin tonë", u shpreh Duni.
Tërmeti më i madh në Shqipëri është shënuar më 15 prill të vitit 1979 në Shkodër.
Sizmologët shtojnë se në Shqipëri rreziku bëhet edhe më i madh pasi ndërtohet ende sipas kodit të ndërtimit të vitit 1989, në një kohë kur ndërtimet e viteve pas 90-ës janë shumë më të larta dhe cilësia e materialeve të ndërtimit lë për të dëshiruar.
Sipas tyre, Ligji i Urbanistikës duhet përmirësuar, ndërkohë që Inspektorati i Ndërtimit duhet të kontrollojë hap pas hapi fazat e ndërtimeve.