Grabitësit mbërrijnë nga e gjithë Italia
Qeveria paralajmëron për dënime më të ashpra për grabitësit që do të kapen në zonën e shkatërruar nga tërmeti në Abruzo, por keqbërës nga e gjithë Italia janë drejtuar për në këto zona. Policia ka mundur që të arrestojë dje në Onna dy italianë, të cilëve iu gjetën sende dhe objekte të vjedhura në këtë zonë, që arrinin vlerën prej 80 mijë eurosh.
"Qeveria ka vendosur që të prezantojë një dënim të ri penal për të ndëshkuar më rëndë grabitjen". Ka qenë ky qëndrimi i shprehur nga Kryeministri Silvio Berluskoni pas rritjes së numrit të vjedhjeve në banesat në periferi të Akuilas. Nuk dihet ende emri që do të marrë ky dënim i ri, por Berluskoni ka premtuar se ai do të jetë shumë i rëndë.
Mbrojtja Civile flet për grabitës që vijnë nga pjesë të ndryshme të Italisë. Por forcat e rendit konfirmojnë se në apartamentet e braktisura në Akuila nuk rezultojnë aksione vjedhjesh. Karabinierët kanë pasur sinjalizime për 6 raste grabitjesh në qytet, por të gjitha kanë rezultuar negative. Kontrollet e policisë janë përqendruar kryesisht në zonat më të goditura dhe veçanërisht në qendrën historike në Akuila. Më shumë se një mijë forca të rendit janë impenjuar brenda qytetit dhe në zonat përreth të goditura nga tërmeti.
Por, abuzimi nga keqbërës nuk mbaron vetëm këtu. Një furgon i mbushur me mish në Pizzoli ka tentuar ta shesë mallin për 80 euro kilogramin. Të indinjuar, disa presona kanë njoftuar Mbrojtjen Civile dhe karabinierët.
Gjatë natës ka nisur edhe evakuimi i burgut të Akuilas me rreth 140 të dënuar, mes të cilëve një duzinë që mbajnë mbi shpinë krime dhe dënime të rënda. Pas goditjes së fundit të fortë të tërmetit të martën në mbrëmje, departamenti i administratës së vuajtjes së dënimit ka preferuar që të transferojë të dënuarit. Mes këtyre ka edhe të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishta. Ndërsa të dënuarit ordinerë do të transferohen në burgje të tjera të rajonit. Por, për 41 të burgosurit me dënime të rënda është menduar që të dërgohen në struktura të posaçme për ta.