Rama: Modelin e Tiranës do ta shpërndajmë në të gjithë Shqipërinë
Nismës "Një qytetar-Një Pemë" i është bashkuar dje një tjetër bankë private në kryeqytet, përmes financimit të së cilës u bë e mundur mbjellja e 112 pemëve në segmentin e rrugës Fakulteti Filologjik - Kthesa e Saukut, si dhe në rrugën "Dora Distria".
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i pranishëm në këtë aksion për gjelbërimin e rrugëve kryeqytetase, tha se "një tjetër bankë ka përqafuar nismën tonë ‘Një qytetar-një pemë‘, një tjetër dallëndyshe që lajmëron pranverën e pas 151 ditëve të mbetura, nga fundi i një periudhe ku shpresa ia ka lënë vendin dëshpërimit". Duke ritheksuar edhe njëherë rëndësinë e shtrirjes së kësaj nisme, jo vetëm në kryeqytet, por në mbarë vendin, Rama u shpreh se "sot, në Tiranën ku shpresa kthehet përditë në realitet, ne përsëri japim një lajm të mirë, jo vetëm për qytetarët e Tiranës, por për ata në të gjithë Shqipërinë. Ky transformim i madh, në Tiranën përditë e më të gjelbër në shpirt e në mendje, por edhe çdo hap drejt realizimit të asaj çka kemi në shpirt dhe në mendje në realitet, është pa asnjë dyshim një lajm i mirë dhe është një ogur i mirë për një të nesërme, ku transformimet e Tiranës do të shkojnë duke u thelluar në mënyrë rrënjësore dhe ku modeli i Tiranës do të shkojë duke u jetësuar në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë". Kryebashkiaku Rama ka apeluar sërish që kësaj nisme t‘i bashkohen qytetarët dhe sipërmarrjet private. Ai ka ftuar shoqatat jofitimprurëse, agjencitë, bizneset e mëdha dhe të vogla, kompanitë private dhe shoqëritë, qytetarët e komunitetit të Tiranës, që të bashkëpunojnë në rritjen e sipërfaqeve të gjelbra, por edhe për të shërbyer në rritjen e vlerave të komunitetit e njëkohësisht në rivitalizimin e tyre. Sipas drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, kjo nismë është mënyra me kosto më efektive për të ndihmuar qytetin në pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes dhe rritjen e cilësisë së jetës, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi sa më të shëndetshëm.