E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët e tij, fëmija kundër të pandehurve anglezë

Një 12-vjeçar dëshmon dhunën seksuale para Gjykatës së Krimeve të Rënda

TIRANË- Dëshmia e një fëmije, i abuzuar seksualisht në moshën 8-vjeçare ka rënduar pozicionin e dy të pandehurve anglezë, të cilët akuzohen për skandalin në qendrën “His Children”. Seanca e djeshme gjyqësore filloi me dyer të hapura, vetëm 10 minuta, për të vazhduar më pas me dëshminë e një djali 12 vjeç me anë të video-konferencës së montuar nga një sallë tjetër në ndërtesën e kësaj gjykate. Në prani të psikologes, fëmija i mitur i kthyer me shpinë nga kamera iu përgjigj pyetjeve të prokurorit të çështjes Kolë Hysenaj. Sipas fëmijës, i pandehuri Dino Christodoulu ka ushtruar dhunë ndaj tij, duke e goditur në vende të ndryshme të trupit me lugë e pirunë. Sipas tij, përveç këtyre goditjeve të përditshme ata të pandehurit kanë ushtruar edhe dhunë fizike e psikologjike ndaj tij, duke e detyruar të bëjë veprime të ndryshme pa dëshirën e tij. Pas mbarimit të këtyre fjalëve, 12- vjeçari që në kohën e qëndrimit në këtë qendër kishte qenë vetëm 8 vjeç filloi duke qarë nga frika, që detyroi kryesuesen e trupit gjykues të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor për disa minuta për të vazhduar më pas me dëshminë e djalit deri sa të qetësohet. Por 12- vjeçari nuk ka mundur të marrë veten më për të dëshmuar, që ka bërë që gjykata të ndërpresë seancën gjyqësore për javën tjetër, duke i njoftuar të pranishmit për orën dhe datën e gjyqit. Sipas akuzës, dy shtetasit anglezë Dino Christodoulu dhe Robin Arnold janë ekstraduar vetëm pak kohë më parë nga Anglia, pasi ndaj tyre prokuroria e Tiranës kishte ngritur akuzën për abuzimeseksuale me të miturit e kësaj qendre që drejtohej nga administratori David Braun, edhe ky i pandehur për këto abuzime por në një proces tjetër gjyqësor. Administratori i qendrës “Fëmijët e tij” u prangos rreth dy vite më parë, pas kontrolleve të bëra në qendrën bamirëse të kthyer në një ferr për fëmijët që gjenin strehë aty, ku u zbulua se David Braun bashkë me dy miqtë e tij, Dino Cristodolu dhe Robin Arnold abuzonin seksualisht me fëmijët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›