E Diel, 1 Nëntor 2026

Uruguaj, pranga krijuesit të fondacionit Populli

Deri në Uruguaj kishte shkuar për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare e megjithatë po atje ka përfunduar në pranga. Bashkim Driza, lindur në Fier dhe banues në Tiranë u vu dje në pranga pas kërkesës së Interpol Tiranës. 50-vjeçari Driza është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 16 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “mashtrimit në bashkëpunim”.

Shtetasi Bashkim Driza gjatë viteve 1996-1997 në bashkëpunim me persona të tjerë krijoi fondacionin “Populli” dhe përmes kësaj veprimtarie mashtroi 304 240 shtetas, në shumën 870 milionë lekë.

Driza u vu në pranga në Uruguaj dhe aktualisht bëhet e ditur se ndodhet në “arrest shtëpiak”, ndërsa pritet që Ministria shqiptare e Drejtësisë të dërgojë dokumentet për ekstradimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›