Fëmijët me aftësi të kufizuara, në çerdhe dhe kopshte
Sipas Drejtorise te Kujdesit Social ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e aftësive profesionale të edukatorëve, i mënyrave dhe teknikave të të punuarit me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe me çrregullime të zhvillimit
TIRANE-Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me fondacionin "Every Child", ka nisur projektin për integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në çerdhet dhe në kopshtet e kryeqytetit. Burime nga Drejtoria e Kujdesit Social pranë Bashkisë bënë të ditur se, "ky projekt do të ndikojë në përmirësimin e aftësive profesionale të edukatorëve, i mënyrave dhe teknikave të të punuarit me fëmijë me aftësi të kufizuara dhe me çrregullime të zhvillimit". Në këtë projekt do të marrin pjesë 150 edukatorë të kopshteve dhe çerdheve të Tiranës, të cilët do të trajnohen nga ekspertë të fushës për problemet e paaftësisë, mjekë dhe punonjës socialë për të bërë sa më të lehtë mënyrën e komunikimit me këta fëmijë, të cilët bashkëjetojnë në komunitet nëpër çerdhe dhe kopshte me fëmijët e tjerë. Gjithashtu, do të organizohen workshope me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, të fëmijëve të evidentuar me probleme të aftësisë së kufizuar, të lehta dhe të moderuara, të prindërve të tyre, edukatorëve dhe ekspertëve të fushës, si dhe do të shpërndahen 200 kopje të një manuali për kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit, për nxitjen e zhvillimit dhe integrimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara që nga fëmijëria e hershme.
(d.b/BalkanWeb)