Trekëndëshi i dashurisë së Madonna-s

Sipas një raporti, këngëtarja 51 vjeçare ka pasur marrëdhënie dashurie në trekëndësh me të dashurin e saj Jesus Lez, ish të dashurinë Alex ‘A-Rod’ Rodiguez dhe Carlos Leon – babin e vajzës së saj, Lourdes.
Burimet thonë se pavarësisht ndarjes së Madge nga 22 vjeçar-i Luz, çifti ende ka lidhje të forta.
“Jesus është në të vërtetë me Madonna-n por ai dëshiron më shumë se sa të jetë vetëm një dashur i këngëtares”, i ka thënë një burim i afërt gazetës britanike “The Sun”. “Ata janë së bashku kur ajo dëshiron që të jenë së bashku”.
“Ajo vendos çfarë ai të vesh, ajo është në njëfarë mënyrë mësuese e anglishtes për të. Madje ajo ia paguan edhe banesënj. Ai është sikurse një dele e vogël që menaxhohet nga çobani dhe ajo e kënaqet me këtë”, thotë burimi.
“Jesus nuk e ka idenë se ajo takohet me A-Rod. Madje edhe në kohën kur A-Rod ishte në lidhje me Kate Hudson, ai takohej dhe kishte kontakte të afërta me Madge. Madonna ka fjetur dy net më të në shtëpinë e tij në Miami javën e kaluar dhe Jesus nuk e ka ditur këtë”.