E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet vendimi për marrëveshjen e financimit

Tempus

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr. 8371, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për programin me shumë përfitues për tempus, në kuadër të komponentit të IPA-s. Ky komponent njihet si “Asistenca e tranzicionit dhe ngritja institucionale”, për vitin 2009, sipas tekstit, që i bashkëlidhet vendimi. Sipas Këshillit të Ministrave, ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›