Fëmijët “ndezin” kodrat e Pezës
Autori i Lajmit: red.
Loja e fëmijëve ka rrezikuar dje një kodër me ullinj në fshatin Prezë të Tiranës. Mesdita e djeshme ka sjellë dhe alarmin tek zjarrfikësit, të cilët janë nisur në drejtim të vendit dhe kanë vënë nën kontroll flakët. Gjithçka ka ndodhur dje, kur disa fëmijë u kanë vënë flakën shkurreve të kodrës ku ndodhet fshati. Por zjarri ka përparuar me shpejtësi duke pushtuar disa dhjetëra metra katrorë tokë. Burimet zyrtare nga uniformat blu që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë bërë të ditur se zjarri i papritur ka përfshirë për disa orë, mesditën e djeshme, kodrën me ullishte të fshatit Prezë, rreth 26 kilometra larg Tiranës, por sipas forcave të repartit zjarrfikës, që kanë shkuar në vendngjarje, flakët nuk paraqesin rrezik. Dilaver Laçi, drejtori i përgjithshëm i zjarrfikëseve pranë Ministrisë së Brendshme tha se banorët e zonës janë vënë në ndihmë të forcave zjarrfikëse për të fikur zjarrin. I njëjti burim tha se ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri. Por nga hetimet paraprake është bërë e ditur se shkaku ka qenë loja e fëmijëve me zjarrin që ka sjellë dhe përhapjen e flakëve. Ndërkaq në ndihmë të uniformave dhe forcave zjarrfikëse kanë shkuar dhe banorët e zonës, të cilët kanë dalë nga shtëpitë dhe janë munduar për shuarjen e zjarrit që kishte pushtuar kodrën, mbi banesat e tyre.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008