Policia, të shtënat në Lazarat sporadike
Autori i Lajmit: red.
Policia e Gjirokastrës cilëson si sporadike të shtënat me armë dje në Lazarat. Sipas burimeve, në Lazarat ka pasur të shtëna sporadike për rreth gjysmë ore, por jo mbi helikopterin.
Burime zyrtare kanë bërë të ditur se helikopteri ka qenë turistik, dhe ka qarkulluar rreth orës 17 të pasdites, ndërsa të shtënat kanë qenë rreth orës 23.30 të ditës së djeshme. Po punohet për identifikimin dhe ndalimin e personave. Policia bën të ditur se janë shpallur në kërkim tre persona, identiteti i të cilëve nuk bëhei i ditur për shkak të hetimeve. Ndërkohë që dëshmitarët okularë kanë pohuar se një helikopter i prodhimit gjerman F105, i cili ka qenë mbrëmë duke vëzhguar natën zonën e Lazaratit për toka të mbjella me hashash, është goditur nga toka me mitraloz. Gjithmonë sipas të dhënave jozyrtare, helikopteri ka qenë duke vëzhguar zonën me drita LED, të përshtatshme për natën. Tipi i mitralozit që ka qëlluar mbi helikopterin mendohet të ketë qenë kundërajror, Gorjunov. Helikopteri i cili kishte 3 persona në bord, ka marrë dy plumba, po fatmirësisht, pa probleme për ta.
Plumbat mendohet të kenë ardhur nga lagjja Kordhocë e Lazaratit, ku dyshohet se ka sipërfaqe të mëdha të mbjella me hashash.
Ky lajm është publikuar: 04/06/2008