Fëmijët shqiptarë vdesin nga sëmundjet e mizerjes
Autori i Lajmit: D.KonaInfeksionet akute të rrugëve të frymëmarrjes dhe sëmundjet e shoqëruara me diarre vazhdojnë të jenë shkak kryesor i vdekjes te fëmijët. Shkaqet janë kultura e pamjaftueshme shëndetësore e popullatës, kushtet ekonomike dhe niveli i shërbimit shëndetësor në vend.
Sëmundjet nga kafshët, në rritje
Sëmundjet që merren prej kafshëve dhe sëmundjet parazitare nuk përbëjnë një barrë të
madhe sëmundjesh, ndonëse shpeshtësia e sëmundjeve epizotike është në rritje. Bruceloza, për
shembull, ka qenë në rritje që nga mesi i viteve 90, duke nënvizuar nevojën e rritjes së kontrollit
veterinar të kafshëve shtëpiake dhe monitorizimit nga afër të evoluimit të sëmundjeve epizotike. Që nga
viti 1967 nuk ka njoftime për asnjë rast të malaries indigjene, por leshmanjoza është ende e pranishme.
Sëmundjet epidemike, fajtor uji
Ndonëse janë në rënie, sëmundjet e përhapura me anë të ujit vazhdojnë të përbëjnë një
problem të rëndësishëm të shëndetit publik. Gastroenteriti, shigeloza, sëmundjet e tifos dhe paratifos
dhe hepatiti A janë të pranishme në sajë të mungesës në shkallë relativisht të përhapur të shërbimeve
bazë. Më pak se gjysmës së popullsisë i vjen uji me tubacion në shtëpi, nuk bëhet asnjë monitorizim
sistematik i cilësisë së ujit dhe rreziqet e ndotjes së ujit nga mbeturinat njerëzore janë të larta. Epidemia
e fundit e kolerës (afro 2.000 raste) ishte në vitin 94. Këto sëmundje, që vijnë kryesisht nga furnizimi me ujë të cilësisë së dobët dhe kushtet e këqija të higjienës, ka gjithashtu shumë gjasa të ndikojnë te të varfrit në mënyrë zhdrejtë.
Tuberkulozi, % më e ulët se niveli i varfërisë
Edhe pse incidenca e tuberkulozit që njoftohet për Shqipërinë, është më e ulët se ajo e
vendeve të tjera të rajonit dhe ndjeshëm nën mesataren e vendeve me të ardhura mesatare më të
ulta, gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar ajo nuk ka pasur ndonjë përmirësim të ndjeshëm. Gjatë 10
viteve të fundit, shpeshtësia e njoftuar për tuberkulozin ka qenë mesatarisht afro 20 raste për 100.000
banorë, ndonëse gjatë 5 viteve të fundit ka një rënie të vogël.. Përgjithësisht, shpeshtësia e turberkulozit në Shqipëri duket se krahasohet në mënyrë të kënaqshme me atë të vendeve të tjera të Rajonit të Evropës Juglindore. Sistemet e parandalimit dhe mjekimit të turberkulozit gjykohen të jenë të dobëta, gjë që kërkon rritjen e vëmendjes, sidomos përsa i përket lidhjeve të sëmundjes me HIV/SIDA-n dhe varfërinë.
Ky lajm është publikuar: 19/10/2007