Pas 100 vjetësh, restaurohet manastiri i Shën Vladimirit

29/04/2005 Në prag të Pashkëve, besimtarët kërkojnë rikthimin e eshtrave të shenjtit
ELBASAN - Manastiri i Shën Vladimirit, i vendosur në fshatin Shijon, të rrethit të Elbasanit, do të presë besimtarët i restauruar totalisht. Me fondet e Ministrisë së Kulturës të akorduara në vitin 2002, Instituti i Monumenteve të Kulturës ka ndjekur punimet e specialistëve, të cilët i kanë kthyer manastirit të shkatërruar totalisht në kohën e komunizimit, pamjen e mëparshme. Dikur mungonte çatia dhe muret kishin shenjat e djegies, që ka pësuar ky objekt i rëndësishëm historiko-fetar, por tashmë gjithçka është kthyer në gjendjen fillestare dhe ikonat janë bërë pjesë e lutjeve të besimtarëve.
Zyra e projektimit të Institutit të Monumenteve të Kulturës ka përfunduar restaurimin me rastin e pashkëve, si një dhuratë për besimtarët e kësaj zone.
Banorët e fshatrave Shijon dhe Fikas kanë kërkuar që edhe eshtrat e Shën Vladimirit, nga i cili ka ardhur edhe emri i këtij manastiri të rikthehen aty.
Shenjti, që i ka dhënë emrin manastirit, si një prej ndalesave të Via Egnatia, Shën Vladimiri ngriti këtë objekt kulti për nder të nënës së tij dhe pas vdekjes eshtrat e tij do të preheshin brenda në manastir. Çdo fillim qershori është edhe festa e Shën Vladimirit, ku qindra dhe mijëra besimtarë mblidhen së bashku, ndezin qirinj dhe luten, duke kërkuar mirësi nga shenjti. Kjo ditë e shënuar këtë vit do të pritet me një manastir të përfunduar, shprehet kujdestari i këtij manastiri, Vasil Ziu, i cili thekson rëndësinë e restaurimit pas më shumë se 100 vjetësh nga ndërhyrja e fundit.
Ky manastir është restauruar në vitin 1384, 1901 nga disa familje elbasanase dhe besimtarë të zonës dhe në vitin 2004-2005 me fondet e Ministrisë së Kulturës.