“Shtypi nën presionin e qeverisë”

29/04/2005 Freedom House, “zbret” dy shkallë Shqipërinë, për sa i ëprket lirisë së medias
Shtypi në Shqipëri konsiderohet “pjesërisht i lirë”, ndërsa Shqipëria ka zbritur edhe dy shkallë më poshtë, për sa i përket lirisë për shtypin.
Në këtë konkluzion ka arritur Organizata Freedom House, e cila nxori raportin e saj për lirinë e shtypit me titull “Liria e Shtypit 2005. Një vështrim për pavarësinë e shtypit në botë”.
Raporti analizon vitin 2004 dhe rezulton se në shkallë botërore arritjet kanë qenë më të mëdha sesa prirjet negative.
Sipas këtij raporti, për sa i përket Shqipërisë, ajo është klasifikuar në grupin e vendeve me një shtyp pjesërisht të lirë dhe nga vendi i 105 që ishte vitin e kaluar ka rënë në vendin e 107.
Në këtë raport shembulli më i keq merret ai i Kryeministrit Fatos Nano në veçanti dhe ai i qeverisë në përgjithësi që e mban shtypin në Shqipëri nën presion.
Megjithëse liria e shtypit mbrohet me Kushtetutë, thuhet në raport, mbrojtja e saj ligjore nuk është e mjaftueshme dhe vetë gjyqësori është nën presionin e qeverisë. Vetë Kryeministri Fatos Nano, thotë Feedom House, i hedh gazetat në gjyq. Kështu ishte rasti i botuesit të gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi, i cili e kishte akuzuar Kryeministrin për korrupsion.
Një numër gazetarësh u ndaluan sepse kishin filmuar fshehurazi Kryeministrin, kujton në raporti Freedom House.
Media në Shqipëri është aktive dhe e shumëllojshme, thotë Freedom House, por është nën presionin e qeverisë dhe partive politike, gjë që ndikon negativisht në besueshmërinë e saj. Gazetarët nuk guxojnë të trajtojnë çështje delikate sidomos të tilla që lidhen me zotin Nano dhe me Partinë Socialiste. Radioja dhe televizioni shtetëror e përqëndrojnë vëmendjen kryesisht te qeveria. Sulmet fizike ndaj gazetarëve janë pakësuar, por qeveria ka gjetur rrugë të reja dhe të tërthorta për manipulimin e medias.
Qeveria socialiste mban kontrollin mbi RTSH, duke emëruar anëtarët e Këshillit të Radiotelevizionit, thuhet në raport.
Departamenti Amerikan i Shtetit
Dy muaj më parë, të njëjtin vlerësim
Rreth dy muaj më parë, raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit i kushtoi një rëndësi lirisë së medias, si dhe varësisë së televizionit publik nga qeveria.
“Radio dhe Televizioni Shqiptar (RTSh) ishte transmetuesi i vetëm publik (30 përqind e buxhetit të tij vinte nga qeveria, 70 përqind nga burime private) dhe vazhdoi t'i kushtonte pjesën më të madhe të mbulimit qeverisë”, thuhej në raport.
Në raport evidentohej dhuna ndaj dy gazetarëve të stacionit “Top Channel”, që u ndaluan për një kohë të shkurtër sepse patën filmuar fshehtas Kryeministrin në një vend publik, si dhe ndalimi i dy gazetarëve të stacionit ALSAT TV për disa orë dhe konfiskimi i kasetës filmike me xhirime të Kryeministrit tek vizitonte një spital.
Në raport kujtoheshin paditë e ngritura nga çifti kryeministror ndaj publistit Lubonja si dhe botuesit Lesi.
“Kryeministri Nano paditi botuesin dhe deputetin Nikollë Lesi për shpifje, për pretendime të botuara në një numër të gazetës së tij, ‘Koha Jonë’, ku pretendohej që Kryeministri, në mënyrë të papërshtatshme, kishte shpërblyer veten dhe këshilltarët e tij me 5 paga mujore shtesë. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi në favor të Kryeministrit; megjithatë çështja ishte ende pezull në Gjykatën e Apelit në fund të vitit. Në maj, Xhoana Nano, bashkëshortja e Kryeministrit, paraqiti një kërkesë pranë Gjykatës së Lartë për të hequr imunitetin parlamentar të Nikollë Lesit, me qëllim që të procedonte me akuza penale kundër tij për botimin e artikujve të pafavorshëm për të në gazetën e tij, ‘Koha Jonë’. Në shtator, Gjykata e Lartë vendosi në favor të bashkëshortes së Kryeministrit, megjithatë, në nëntor, Parlamenti e zmbrapsi vendimin”, thuhej në raportin e Departamentin Amerikan të Shtetit.