Femra nudo dhe “flutura mbretërore" me fije ari në galerinë “Ibrahim Kodra”
Artistja nga Kosova prezanton 31 punë në muajin e përbashkët kulturor. Pas Prishtinës e Tiranës, ekspozita e Ardiana Shasivarit drejt Shkupit
Petrika GROSI
Në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen brenda muajit të përbashkët kulturor kombëtar “Shqipëri-Kosovë”, këto ditë do të qëndrojë e çelur në galerinë “Ibrahim Kodra”, në mjediset e Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës, ekspozita e piktores së talentuar nga Kosova, Ardiana Shasivari (Kika). Në fakt, ajo çka të bën përshtypje në këtë ekspozitë, përveç prezantimit të parë për publikun e Tiranës të kësaj artisteje, është stili i saj dhe origjinaliteti me të cilin punon. Janë 31 punë të formateve të ndryshme, të cilat përfshijnë dhe instalacione me vijë ari, siç është ajo e tablosë “Fluturat mbretërore”, apo nudot në teknikën e vajit në pëlhurë, të cilat shfaqen si përfytyrim i bukurisë hyjnore, trupa lakuriqe të zbërthyera në mënyrë gjeometrike. “Femrën dhe fluturën i paraqes si imazh të figurës statike e njëkohësisht të robëruar në këmbë, duke synuar fluturimin dhe shijen e kënaqësisë së të qenit të lira”, – do të shprehej vetë Ardiana në lidhje me punët e saj, duke na vënë në dukje se ajo zotëron mjetin stilistik, metaforën dhe shprehinë... Adriana kishte kohë që e ëndërronte një ekspozitë në një galeri zyrtare të Tiranës, pasi hapësira në galeritë private mund të gjendej fare lehtë edhe më parë. Madje, teksa bisedojmë me artisten kuptojmë se të ardhmen ajo e sheh si piktore dhe si kritike arti në metropolin e Shqipërisë, dhe jo në Kosovë a gjetkë. Punimet që artistja ekspozon janë fryt i një pune dyvjeçare mbi temën e saj të magjistraturës “Nudot dhe fluturat mbretërore”. Ardiana është nxënëse e profesorit kosovar të pikturës, Esat Valla. Teksa zhvillojmë natyrshëm bisedën me piktoren mësojmë më tepër mbi frymëzimin që e ngacmon shpirtin e saj për të bërë art. “Muzë kam femrën si një krijesë të brishtë dhe sublime, e po kaq edhe ‘fluturat mbretërore’, të cilat më ngjajnë me femrën-nënë, që ruan me xhelozi familjen”, – thotë Ardiana Shasivari. Më tej ajo shton se “për mua fluturat simbolizojnë vetë jetën, ekzistencën, të bukurën, harmoninë dhe dashurinë”. Në fakt, me sinqeritetin që e karakterizon artistja pohon se motivin e fluturave nuk e ka marrë rastësor. “Gjatë vizitës që bëra në Australi dhe në Zelandën e Re vura re dhe më bëri përshtypje fakti se këto flutura ishin simboli i tyre kombëtar”, - thotë ajo duke na treguar se të njëjtën ekspozitë, ka ndër mend që ta çelë së shpejti edhe në Durrës, për ta çuar po kështu pas Prishtinës e Tiranës drejt kryeqytetit tjetër kryesor të trevave shqipfolëse, në Shkup.
Sa u përket punëve të piktores Shasivari, pikësëpari mund të thuhet që ato kanë për bazë motive figurale, sikurse duket edhe nga fotografitë që e ilustrojnë këtë shkrim. Në njërën anë kemi fluturat si motive, ndërsa në anën tjetër femrat e zhveshura. “Flutura mbretërore” (Monarch butterfly), në fakt trajtohet në kultura të ndryshme si ajo kineze, në të cilën do të thotë “gëzim”, apo në kulturën teologjike të doktrinës së krishterë, në të cilën flutura nënkupton rimishërim, ringjallje apo te kultura helenistike në të cilën kjo flutur simbolizon përjetësinë, pavdekshmërinë dhe deri te kultura nga e cila artistja frymëzohet, që është ajo e maorëve, ku flutura jepet si paraqitje e shpirtit të një kombi. Në tablonë e titulluar “Oaza e fluturave” vihet re se kemi të bëjmë me paraqitjen e drurit me të cilin personifikohet vetë njeriu. Druri gjen paqen në oazën ku i janë bashkëngjitur edhe fluturat, që gjithmonë synojnë të gjejnë vendin e qetësisë. Përmbajtja e pikturës në fjalë, sipas kritikës, trajtohet në kontrast dhe harmoni me ritmin e vijave dhe trajtës konkrete.
2 Prill 2009