E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobat u konvertohen në burg, arrestohen që të kryejnë dënimin



Korçë – Sërish në rrethin e Korçës policia ka kryer dy arrestime për të detyruar dy persona të dënuar nga gjykata me një gjobë, të cilën s’e kanë paguar, të kryejnë dënimin e konvertuar me nga 8 ditë burg secili. Burimet policore të Korçës raportojnë se dy personat e ndaluar prej tyre janë 42-vjeçarja Enverie Dervishi, lindur në fshatin Buçimas të Pogradecit dhe banuese në Pojan të Korçës, si dhe një 38-vjeçar, lindur dhe banues në fshatin Tren të Devollit. Bëhet e ditur se për të dy këta persona Gjykata e Korçës, me vendim të formës së prerë, ka bërë konvertimin e gjobës prej 40 000 lekësh, të cilën e kishte vendosur në dënimin e parë, në 8 ditë burg për secilin. Dervishi ishte akuzuar për veprën penale të “plagosjes së lehtë”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, kurse Zhuleku për veprën penale të “drejtimit të automjetit në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

2 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›