Xhenifer Elison, trashëgimtarja e Pamela Andersonit
Mbajeni mend mirë këtë emër: Xhenifer Elison. E keni dëgjuar më parë? Ajo është zgjedhur femra më seksi për vitin 2008. Por nuk përfundon me kaq. Xhenifer është e famshme në Angli jo vetëm si aktore, por edhe si këngëtare (me hitin “Bye Bye Boy” në vitin pushtoi botën e muzikës) dhe balerinë. Shumë persona shohin tek ajo të njëjtën gjallëri dhe forma me Pamela Andersonin, sidomos pasi ka pozuar mjaft seksi për revistën “Nuts”. Hollivudi është në pritje të saj... Në moshën 25-vjeçare, Xhenifer ka një kurrikulum të pasur me role në teatër, por e famshme u bë me telefilmin “Brookside”, në të cilin interpretoi deri në vitin 2003. Në shumicën e rasteve e kujtojnë me rolin e së druajturës Meg në “The gost of the operah” të Xhoel Shumaker me Gerard Batler. Por Xhenifer është e njohur në kinema edhe falë impenjimeve në dy filma, “The Codfather” i HAvier Leret dhe “Carmilla”, të drejtuar nga Pol Uifen. Objektivi i aktores mahnitëse? Të marrë, me hir ose me pahir, vendin e Pamela Andersonit. Dhe premisat janë të shumta nëse i shikoni me kujdes fotografitë e shfaqura në “Nuts”.
2 Prill 2009