Hashim Thaçi do të takohet me Solanën dhe Rehnin
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të udhëtojë për një vizitë disaditëshe në Bruksel gjatë kësaj fundjave, ku pritet të takohet me përfaqësuesin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana dhe me komisarin për Zgjerim, Oli Rehn.
Qëllimi i kësaj vizite, sipas qeverisë së Kosovës, do të jetë diskutimi i zhvillimeve të fundit politike në Kosovë dhe koordinimi me institucionet europiane në procesin e integrimeve të Kosovës. Udhëtimin e Thaçit në Bruksel e ka konfirmuar për të përditshmen “Koha Ditore” zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, por jo Zyra e sekretarit të Përgjithshëm të BE-së në Bruksel.
2 Prill 2009