Shqipëria dhe Kroacia në NATO, Gruevski pesimist për Maqedoninë
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ka shprehur konsideratën që Shqipëria dhe Kroacia në samitin e ardhshëm jubilar të NATO-s do të bëhen pjesë e Aleancës. Megjithatë, sipas tij, të gjithë janë të dëshpëruar që Maqedonia nuk do të jetë me to, edhe pse i plotësoi të gjitha kushtet për anëtarësim. “Maqedonia, ashtu si vendet e tjera, i plotësoi kushtet për anëtarësimin në NATO. Paqeruajtësit e Maqedonisë janë tërësisht të angazhuar në Afganistan, ndërsa marrim pjesë edhe në Irak. Por, në Samitin në Bukuresht në vitin 2008 nga ana e Greqisë përnjëherë është vendosur një kriter i ri për anëtarësimin tonë: ndryshim i emrit”, - theksoi Gruevski. Sipas tij, Athina në emër të Republikës së Maqedonisë shikon rrezik të drejtpërdrejtë për sovranitetin nacional. “Kjo çështje, në rastin më të mirë, do të ishte e vlefshme për debat. Por, pikërisht për këtë Greqia kundër nesh vendosi embargo shumëvjeçare ekonomike, ndërsa tani bojkoton anëtarësimin tonë në NATO dhe BE. Kjo ndodhi edhe krahas asaj që në vitin 1995 me ne nënshkroi një marrëveshje, e cila e detyron Athinën që të mos pengojë anëtarësimin tonë në organizata ndërkombëtare. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk u respektua”, - shtoi Gruevski.
2 Prill 2009