Fergi: “Pas turneut, dëshiroj një fëmijë”
Anëtarja e grupit “Black Eyed Peas”, Fergi, planifikon të krijojë një familje të madhe me burrin e saj Xhosh Duhamel, porsa të përfundojë turneu aktual i grupit. Këngëtarët e hitit “The Boom Boom Pow” do ta përfundojnë turneun e tyre aktual në muajin e prill të vitit të ardhshëm, ndërsa Fergi ka deklaruar se porsa t’u vijë fundi koncerteve, ajo do të provojë të bëhet nënë. “Dëshiroj ta përfundoj njëherë këtë turne, para se të filloj të ndërtoj familje. Asnjëherë nuk do të jemi në këtë moment jetësor, prandaj duhet të nxjerrim maksimumin”,- ka thënë këngëtarja. Kohët e fundit bukuroshja ka pranuar se ka preferenca për femrat, por kurrë nuk ka pasur një lidhje të qëndrueshme me një partnere, duke iu kushtuar të dashurve.
11 Dhjetor 2009