E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pit dhe Zholi, natë romantike për pesë vjetorin



Bred Pit dhe Anxhelina Zholie kanë shijuar një natë romantike jashtë shtëpisë për të festuar pesë vjetorin e tyre si çift dhe fëmijët e tyre kanë qëndruar në shtëpi kësaj here. Yjet e Hollivudit planifikuan mirë që mbrëmja e tyre e 28 nëntorit të mbetej sekrete dhe kanë arritur qëllimin me ngjarjen, e cila zbulohet vetëm pas dy javësh. “Ata arritën në orën 16:00 dhe u drejtuan në pjesën e rezervuar për ta. Ata mbaheshin dorë për dorë kur arritën dhe Anxhi vërtet ishte e ngazëllyer. Dukeshin sikur ishin në takim të parë. Nuk kishin sigurim me vete dhe ishin të qetë”,- ka thënë burimi.

11 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›