Fergie ka 500 palë këpucë
Ylli i grupit “Black Eyed Peas”, Fergie, e cila sapo ka lëshuar linjën e saj të veshmbathjeve të quajtur thjesht ‘Fergie’, është e obsesionuar me blerjen e këpucëve të reja, ndërsa duhet të ndërtojë një hapësirë të re për t’i ruajtur ato. “Jam vajzë dhe i pëlqej sendet. Kjo është njëra prej arsyeve që kam dollape të mëdha dhe duhet të krijojmë më shumë dhoma në shtëpi për më shumë dollape. Nuk më pëlqen t’i gjuaj gjërat e mia”, - ka thënë Fergie. Megjithatë, 34-vjeçarja ndoshta do të duhet të ulë shpenzimet e saj në këpucë, pasi ajo dhe burri i saj, Josh Duhamel, 36-vjeçar, planifikojnë të kenë edhe një foshnjë tjetër.
6 Prill 2009