E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pussycat Dolls” bashkëpunojnë me Adele



Vajzat seksi të bendit "Pussycat Dolls" dëshirojnë të bashkëpunojnë me këngëtaren Adele. Grupi i përbërë nga Nicole Scherzinger, Melody Thornton, Jessica Sutta, Kimberly Wyatt dhe Ashley Roberts, mendojnë se incizimi i një kënge të përbashkët me këngëtaren britanike do të ishte një gjë shumë e bukur. “Adele është njëra nga këngëtaret e mia më të preferuara. Të gjithë do të jenë kureshtarë të kuptojnë se çfarë do të ndodhë nëse ne punojmë së bashku. Mirëpo unë mendoj se rezultati do të ishte fantastik. Ajo është një gjeni dhe unë i këndoj gjithmonë këngët e saj”, - ka thënë Ashley Roberts.

6 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›