McCartney: “Shkollat duhet të kenë lëndë meditimi
Ish-anëtari i Beatles, Paul McCartney, ka përkrahur planet që fëmijët në shkolla të mësojnë edhe lëndën e meditimit. 66-vjeçari beson se 15 minuta gjimnastikë e mendjes mund të jetë çelësi për t’i bërë të rinjtë më inteligjentë. “Mendoj se në të ardhmen meditimi mund të jetë i rëndomtë në shkolla dhe në shoqëri siç është tani dituria mbi ekologjinë. Mendoj se ky shërim i vjetër mund të jetë zgjidhje për problemet moderne”, - ka thënë McCartney.
“Një ditë, shpresoj së shpejti, kjo do të jetë pjesë standarde e secilës shkollë”, - ka shtuar më tej rokeri.
6 Prill 2009