E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani–Dinamo, derbi me tri shenjat



BILANCI
Edhe pse Dinamo ka fituar 17 tituj kampionë kundrejt 15 të Partizanit (bilanci në Kupë: Partizani, 15; Dinamo, 13), të kuqtë, në 132 përballjet e mëparshme, kanë një bilanc më të mirë se blutë: 47 fitore Partizani, 40 Dinamo (45 barazime). Nga sezoni 1990-2000: 26 ndeshje, 12 fitore Partizani, 3 barazime, 11 fitore Dinamo.

Tirana e Vllaznia, sfidë “zonave të ftohta”

FLAMURTARI-TIRANA

Tirana kryesuese do të përballet në Vlorë me një Flamurtar shumë të motivuar, jo vetëm se në fazën e dytë vlonjatët fituan 2-0 me rekordmenët e Shqipërisë, por edhe pse skuadra e drejtuar nga Eqerem Memushi ndodhet ende jo e sigurt për mbijetesën në Superligë. Bilanci midis dy ekipeve: 119 ndeshje, 30 fitore Flamurtari, 22 barazime, 67 fitore Tirana.

ELBASANI-VLLAZNIA

Edhe bashkëkryesuesja e kampionatit, Vllaznia (me 48 pikë, po aq sa Tirana), do të luajë në transfertë kundër Elbasanit. Skuadra shkodrane do ta ketë shumë të vështirë në “Ruzhdi Bizhuta”, pasi verdheblutë të drejtuar nga Faruk Sejdini ndodhen në zonën “play-out”. Bilanci midis dy ekipeve: 126 ndeshje, 26 fitore Elbasani, 37 barazime, 63 fitore Vllaznia.

APOLONIA-BYLIS

Derbi myzeqar midis Apolonisë e Bylisit konsiderohet si një nga sfidat më të nxehta të javës së 26-të, pasi përballen jo vetëm dy skuadra fqinje e armike të përjetshme, por dhe dy ekipet që renditen të fundit në tabelë, edhe ose dy klubet kanë bërë investime të mëdha. Bilanci midis dy ekipeve: 15 ndeshje, 6 fitore Apolonia, 2 barazime, 7 fitore Bylis.

KATEGORIA SUPERIORE
Java XXVI
E diel, 5 prill 2009,
Ora 16:30

Flamurtari-Tirana Jemini
Elbasani-Vllaznia Janku
Partizani-Dinamo Hoxha
Besa-Lushnja Jareci
Teuta-Shkumbini Sadiku
Apolonia-Bylis Latifi

RENDITJA
Tirana 48
Vllaznia 48
Dinamo 44
Shkumbini 38
Besa 37
Teuta 32
Flamurtari 29
Partizani 29
Elbasani 27
Lushnja 25
Apolonia 24
Bylis 23

6 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›