E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekët japin alarmin, virusi i frymëmarrjes po prek 60% të fëmijëve



Mbi 60 për qind e fëmijëve në vendin tonë janë të prekur nga virusi i frymëmarrjes ose ndryshe virusi respirator sinsisial (VRS). Mjekët pediatër japin alarmin për t’i bërë pritë këtij virusi, i cili përveçse gjen përhapje në mbi 60 për qind të fëmijëve, mund t’i prekë ata disa herë gjatë jetës. Mjekët shpjegojnë se virusi VRS është më i rrezikshmi ndër llojet e tjera të viruseve dhe që prek një numër shumë të madh fëmijësh. Sipas mjekut Eduart Tusha, VRS lë një në sërë pasojash në trupin e të vegjëlve, por ka dhe një mortalitet të lartë. Në Shqipëri nuk ka statistika për këtë virus të rrugëve respiratore, por, sipas doktor Tushës, ka një vdekshmëri më të lartë sesa në vendet e tjera. Virusi VRS gjen një përhapje të madhe në të gjitha grupmoshat, por për shkak të sistemit të dobët imunitar ai prek më shumë fëmijët. Mjaft të rrezikuar janë edhe personeli mjekësor që qëndron pranë pacientëve të infektuar më këtë virus. Kjo pasi ai përhapet nëpërmjet spërklave të pështymës dhe kontaktit me sende të kontaminuara. Shfaqjet më të dukshme të rasteve të prekur nga VRS janë dhimbje fyti, mukus ngjitës, dhe vështirësi në frymëmarrje.

Mbyllet fabrika e punës, shumë gra mbeten të papuna

Pukë - Që prej katër muajsh, fabrika e këpucëve, e cila u inaugurua nga kryeministri Sali Berisha gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në vitin 2007, ka mbyllur dyert. Plot 120 gra dhe vajza të qytetit të Pukës kanë mbetur pa punë. Punonjëset bënë me dije se, tashmë shpresat e tyre për rifillimin e punës janë shuar, pasi vetë drejtuesit e fabrikës u kanë komunikuar mbylljen e aktivitetit. Ndërkohë, banorë të qytetit verior pohojnë se qeveritarët nuk mbajtën premtimin e bërë dy vjet më parë. Sipas tyre, gjatë ceremonisë së inaugurimit të hapjes së kësaj fabrike, Berisha deklaroi se ajo do t'i jepte start zhvillimit të qytetit dhe uljes së papunësisë. Askush nuk bën të ditur shkaqet që quan në mbylljen e kësaj fabrike, drejtuesit e të cilës u subvencionuan disa herë nga Ministria e Punës për nxitjen e punësimit. Drejtuesit lokalë në Pukë shprehen se shfrytëzuan të gjitha hapësirat ligjore për të lehtësuar këtë biznes, që do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik të qytetit. Mbyllja e fabrikës së këpucëve ka shkaktuar vështirësi për shumë familje të qytetit të Pukës. Mësohet se vetëm disa punonjëse kanë përfituar ndihmë ekonomike.

6 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›