E Diel, 1 Nëntor 2026

Simona Ventura feston 44-vjetorin me poza nudo



Ditëlindja e 44-t është festuar në një mënyrë të veçantë nga Simona Ventura. Drejtuesja e reallity show, “L’isola dei famosi”, ka pozuar nudo për kopertinën e “Vanity Fair”. Simona, siç mund ta shikoni në foto, ka vënë vetëm një papijon të zi rreth qafës dhe dy doreza kyçesh të bardha. Gjithashtu, në njërën dorë ajo mban me elegancë edhe një ëmbëlsirë me një qiri.
Në fakt, publiku është mësuar me një pamje paksa të ndryshme të Venturës, duke parë shfaqjet televizive italiane dhe spektaklet e drejtuara prej saj që deri sot kanë qenë ndër më të suksesshmet. Vetë Simona ironizon duke u shprehur: “Jam e shëmtuar, e poshtër dhe e keqe. Drejtoj ‘Ishullin e të famshmëve’”. Më tej, Ventura hedh thumba për kolege të tjera të saj, duke thënë: “Unë asnjëherë nuk kam kërkuar një të dashur apo burrë që të më shërbejë si çadër për karrierën”. Ndërkaq, sa i takon jetës së saj private, Ventura deklaron se është me të vërtetë një tip i ndjeshëm që nuk jeton dot pa dashuri, por ama martesa nuk hyn në planet e saj prioritare të momentit.

6 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›