Ferguson: Barcelona, skuadra për t‘u mundur
Nga Aleks Ferguson vjen një sulm i ashpër ndaj fushatës multimilionere "futboll-marketing" të Realit të Madridit, që aktualisht drejtohet nga Florentino Perez. Sipas trajnerit të Mançester Junajtid, në Europë skuadra për t‘u mundur është Barcelona dhe jo Reali. Ferguson e përkufizon "një budallallëk" harxhimin e aq shumë parave nga klubi madrilen për Kaka, Kristiano Ronaldon e Benzemanë dhe kritikon edhe Mançester Sitin. "Asnjë nga transferimet e kësaj vere nuk ka qenë realist për sa u përket çmimeve".