E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vija, i shtrenjtë, Barça mendon Forlan

Barcelona lëviz në merkato: deri më tani, katalanët janë të vetmit në La Liga, por edhe mes "big"-ëve europianë, që nuk kanë realizuar asnjë blerje. Drejtuesit në "Kamp Nou" e cilësojnë shumë të lartë kërkesën e Valencias për David Vijën (50 milionë euro) dhe janë përqendruar te Diego Forlan. Uruguaiani i Atletikos së Madridit, golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll, kushton 36 milionë euro. Barça synon të fusë në marrëveshje 20-vjeçarin Kerrison, që pritet ta blejnë 13 milionë euro nga Palmeiras.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›