Sevilja: Oferta e Milanit për Fabianon, qesharake
Oferta e Milanit për Luis Fabianon ishte "qesharake" dhe për këtë arsye "nuk u mor në konsideratë". Ky ishte shpjegimi i presidentit të Seviljas, Hoze Maria Del Nido, sipas të cilit shifra e kuqezinjve për "O Fabuloso" ishte një propozim i denjë për një lojtar "të skuadrës ‘B‘ të andaluzianëve". "Deri më tani nuk ka asnjë ofertë formale dhe besoj se sulmuesi do të luajë në skuadrën tonë edhe për dy vitet e ardhshme. Milani nuk ka fonde për Luis Fabianon", deklaroi më tej Del Nido.