Menaxheri i Riberisë, me mision në Mynih
Edhe pse ka hequr formalisht dorë nga tratativa për të, Reali i Madridit nuk është dorëzuar ende për Frenk Riberin. Menaxheri i francezit, Alain Miljaçio, ka fluturuar urgjent në Mynih për të vënë në dijeni drejtuesit bavarezë mbi synimet e fundit të madrilenëve rreth blerjes së asit transalpin. Lajmin e bën të diur "Marca", duke shtuar se ky fluturim i papritur mund të përfundojë transferimin më të përfolur në Europë. Riberi, nga ana e tij, po bën gjithçka për t‘u shpallur i padëshirueshëm nga Bajerni dhe tifozët e tij.