E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson: Blateri po humb besueshmërinë

Trajneri i Mançesterit sulmon kreun e FIFA-sPresidenti i FIFA s, Sep Blater, rrezikon të humbasë besueshmërinë e tij, si njeriu më i fuqishëm në botën e futbollit, u shpreh trajneri i Mançester Junatedit, Aleks Ferguson dje. "Mendoj se Sep Blater është në rrezik... ose ka arritur një pikë, në të cilën po bëhet qesharak në botën e futbollit, - u shpreh Ferguson në një intervistë dhënë revistës GQ. - Ndoshta nuk e ka më moshën ose nuk di ç'të them. Por edhe të fuqishmëve mund t'u ndodhë diçka; mjafton të shohim diktatorët e Afrikës," - shtoi ai, duke mohuar se po e krahasonte Blaterin me Robert Mugaben, presidentin e Zimbabvesë. "Eshtë qesharak një krahasim i tillë. Ajo që dua të them është se në pozitën e të fuqishmit ai ka dhënë disa deklarata qesharake dhe rrezikohet ta humbasë besueshmërinë e tij," - tha Ferguson. Blater, 72 vjeç, drejtues i organizatës më të lartë të futbollit në botë, i krijoi pakënaqësi trajnerit Ferguson, kur deklaroi se klubet, me kontratat e tyre të gjata, po ushtronin një lloj skllavërie ndaj lojtarëve, për të mos i lejuar që të largoheshin. "Kur Blater tha ato fjalë, ishte normale që do të kishte reagime, shumë të drejta madje, pasi ishte viti i 200 vjetorit të heqjes së skllavërisë në botë," - shtoi Ferguson. Trajneri i Mançesterit ka akuzuar Real Madridin se ka blerë mbrojtësin argjentinas Gabriel Heinze me qëllim që të bindë Kristiano Ronaldon të largohet nga "Old Trafford". "E dinim se Reali do të vepronte ashtu, pasi Ronaldo ka qenë mik i ngushtë i Heinzes. Nuk besoj se atyre u interesonte Heinze, i cili është megjithatë lojtar i mirë."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›