E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitën me dhunë 60-vjeçarin, zbulohet një nga autorët

Elbasan- Shpallet në kërkim një nga autorët e grabitjes së ndodhur kohë më parë, në Durrës, kur tre persona pasi e goditën me levë, i ‘rrëmbyen’ një 60-vjeçari shumën e 180 milionë lekëve.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e Elbasanit, e cila njofton se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një prej grabitësve.

“Identifikimi i njërit prej autorëve erdhi pas denoncimit që shtetasi i dëmtuar Ç.K., 60 vjeç, lindur e banues në lagjen nr. 1 në Durrës ka bërë një kallëzim për të cilin prokuroria ka regjistruar procedimin penal”- thanë burimet zyrtare. Për shkak të hetimit, bëhen të ditura vetëm inicialet e tij, A.S.,ndërsa uniformat blu janë vënë në kërkim.

Grupi hetimor po punon edhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve në këtë grabitje. Pas vjedhjes, viktima u shtrua në spital me dëmtime të rënda, ndërsa grabitësit morën 180 milionë lekë dhe u larguan pa lënë shumë gjurmë. Një grabitje e ngjashme u regjistrua gjatë muajit shtator në Elbasan, ku mbeti i dëmtuar një kambist. 5 persona arritën t’i grabisnin 25 milionë lekë, duke e goditur kambistin elbasanas në kokë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›