Ferguson: Brazili fiton Kupën e Botës
Trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, ka shprehur besimin se skuadra që do të triumfojë në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut është Brazili. Sipas tij, Anglia e drejtuar nga Fabio Kapelo nuk ka shanse për të korrur një sukses të tillë përpara "seleçaos", me gjithë dëshirën e "Tre Luanëve" për ta fituar trofeun për herë të parë që prej vitit 1966. "Nuk shoh ndonjë skuadër që mund të rivalizojë me Brazilin. Mendoj se të besuarit e Dungës do të triumfojnë në Afrikën e Jugut. Të tjerat do ta kenë të vështirë të mposhtin ‘seleçaon‘, ato mund të mbështeten në një kontingjent të gjerë me yje", tha Fergi.