Sportingu interesohet për mesfushorin Emir Bajrami
Sportingu i Lisbonës ka shfaqur interes për mesfushorin e Elfsborgut, Emir Bajrami. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i futbollistit, ndërsa vetë kosovari shprehet i gatshëm për të vazhduar karrierën në Portugali. Mediat suedeze kanë theksuar se gjigandët luzitanë kanë provuar edhe gjatë verës që të blejnë 21-vjeçarin, por pa arritur të gjejnë akordin. "Sporting Lisbon ka kërkuar Bajramin edhe në muajin gusht. Por Elfsborg e ka refuzuar ofertën", konfirmoi menaxheri i Bajramit, Jonas Svenson. Ndërkohë, lojtari që ka realizuar 3 gola në 12 takime me U-21 të Suedisë tha: "E di që Sportingu është i interesuar, por unë dhe menaxheri im kishim vendosur të mos bënim asnjë koment rreth kësaj çështjeje. Ata më kanë vëzhguar në dy ndeshje që kam zhvilluar kundër ekipit portugez, Braga. Nëse oferta do të jetë e kënaqshme për mua dhe për Elfsborg, do të më pëlqente të provoja një aventurë të re. Do të ishte e jashtëzakonshme të luaja për Sportingun".
e. k.
e. k.