E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pele: Spanja, si Brazili i viteve ‘70

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, vazhdon komplimentet për Kombëtaren spanjolle. Në deklaratën e fundit, ai e ka krahasuar "Furinë e Kuqe" me "seleçaon" e famshme të viteve ‘70. Me Kupën e Botës 2010 që po afrohet edhe më shumë, Pele ka shprehur mendimet e tij për "El Mundo Deportivo". Duke folur rreth potencialit të Spanjës, ai tha: "Janë një skuadër me teknikë të jashtëzakonshme, por virtyti më i mirë i tyre është inteligjenca e mesfushorëve. Spanja mund të krahasohet me Brazilin e 1970-ës, por me një ndryshim: ‘seleçao‘ kishte dy formacione që ishin njësoj të forta. Nuk jam i sigurt nëse spanjollët e kanë këtë luks".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›